Konsumimi i patateve rrit rrezikun e presionit të lartë të gjakut, sipas të dhënave të një studimi të publikuara nga The Independent.
Katër ose më shumë vakte që përfshijnë patate të skuqura, të pjekura, ose të ziera, do të thotë 11 për qind shanse që tensioni i gjakut të rritet, thonë ekspertët.
Ata gjithashtu zbuluan se burrat dhe gratë që hanin katër ose më shumë vakte me patate të skuqura, kishin një rrezik prej 17 për qind më të lartë për t’u prekur nga presioni i lartë i gjakut.
Hulumtuesit gjithashtu vunë në dukje se zëvendësimi i një vakti me patate, me një kategori tjetër perimesh, çon në një reduktim prej 7 për qind të presionit të lartë të gjakut.
Gjithashtu, një studim i veçantë zbuloi se gratë të cilat konsumojnë shumë patate mund të jenë përballë një rreziku në rritje të prekjes nga diabeti.
Sipas ekspertëve, personat që konsumojnë më shumë se pesë vakte me patate në një javë kanë rreth 50 për qind më shumë shanse për të pasur probleme të ndryshme shëndetësore./ Zëri.info/
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...