Pas 15 vitesh kthen suvenirin në vendin antik: Nuk dua që mallkimi t’u kalojë fëmijëve të mi

01:23 | 16 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Një grua nga Kanada ka vendosur që pas 15 vitesh të kthejë në qytetin antik të Pompeit një souvenir, pasi siç thotë ajo, janë plot energji negative dhe janë fajtorë për aksidentet që lufton prej vitesh.

Turistja dërgoi një pako me dy copa mozaiku, fragmente të një amfora dhe një copë qeramike në një agjensi udhëtimesh në një qytet në jug të Italisë. Me atë rast, ajo shkroi një letër në të cilën pranoi atë që kishte bërë, transmetoi portal arbresh.info

Në vitin 2005, ajo kishte vizituar Parkun Arkeologjik të Pompeit dhe nga aty mori një ‘disa suvenire’. Ajo thotë se vjedhja i ka shkaktuar një sëri përvojash të këqija që nga ajo kohë.

Ajo mendon se fajtorë për fatkeqësitë e vazhdueshme në jetën e saj, janë pikërisht këto ‘suveniret e mallkuara’ .

“Ju lutem merrni, ato sjellin fatkeqësi”, shkroi ajo, duke shpjeguar se dëshironte të kishte një pjesë të historisë “që askush tjetër nuk e ka”, por që artefaktet ishin “plot energji negative”. Në letër, ajo gjithashtu shkruajti se ishte “e re dhe budalla” dhe se po kërkonte falje sepse nuk donte që mallkimi t’u kalonte fëmijëve.

“Tani unë jam 36 vjeç dhe kam pasur kancer të gjirit dy herë, dhe herën e dytë më kanë amputuar të dy gjintë”, shkroi ajo.

Nëse fati i keq është rezultat i rastësisë apo mallkimit të qytetit fatkeq, nuk ka prova, por në çdo rast, vjedhja u ka bërë më shumë dëm sesa dobi turistëve.

Mijëra turistë që vizitojnë Pompein sjellin në shtëpi jo më pak dhe as më shumë se kujtime të mrekullueshme nga udhëtimet e tyre, por ata shpesh sjellin diçka ndryshe nga “suvenire”. Shumë vizitorë që futën copa të njërës prej vendeve më të rëndësishme arkeologjike në xhepat e tyre u penduan për vendimin dhe një numër i madh i kthejnë ato, pasi thonë se ndjehen ‘si të përhumbur’./Guardian/ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme