Partnerët që kanë të njëjtin profesion kanë një bashkëjetesë monotone. Në këtë përfundim arrin një studim i publikuar në “The Telegraph”.
Studiuesit, pasi hulumtuan 291 çifte, ku partnerët ishin në të njëjtin profesion dhe 350 çifte, me partnerë që kishin profesione kryekëput ndryshe nga njëri-tjetri, thanë se është më e vështirë të jetosh në një shtëpi me “kolegun” se sa me dikë që as ia ka haberin punës që ti bën.
Në rast se bashkëshortët kanë të njëjtën fushë studimi por edhe punojnë në të njëjtin drejtim, atëherë u mbetet më pak kohë për jetën private- orët e punës zgjasin më shumë dhe ekuilibri marrëdhënie-karrierë, nuk gjendet lehtësisht.
Pra, hallet e zyrës, kalojnë në shtëpi më shpesh dhe bëhen çështje dite edhe në tryezën e ngrënies. Megjithatë, studiuesit psikologë, theksojnë se kjo temë nuk mund të ndahet me thikë, edhe pse të dhënat të çojnë në këtë përfundim.
Sipas tyre, të kesh të njëjtin profesion me partnerin ka edhe avantazhe, si për shembull: për disa takime apo detyra, nuk ke pse shpjegohesh gjatë, mund të gjesh më shumë mirëkuptim./Top Channel
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...