Në muajin shkurt, Jessica Adams e transformoi krejtësisht mënyrën e vet të të jetuarit. Fshiu gjithë çfarë kishte në agjendë, braktisi shtëpinë në Londër dhe u zhvendos në Tasmani ku jeton sot me dy qentë e saj. “E dija se çfarë po vinte”, thotë ajo. “Ndoqa këshillën qe i dhashë vetes time, dhe isha fiks në kohë. Ndonjëherë, duhet t`i biesh këmbënave të alarmit, dhe unë ashtu bëra”, rrëfen astrologia. Një vit përpara kësaj, Jessica kishte dalë publikisht me paralajmërimet se një virus do të trazojë botën e madje kishte dhënë edhe një datë: 10 janar 2020. Pikërisht kjo do të rezultonte më vonë si data zyrtare e vi ktimës së parë të konfirmuar të Covid 19 në Wuhan të Kinës.
“ Viti 2020 ishte si piktura e Edvard Munch, “Ulërima”. “ Ishte një paralajmërim aq ekstrem sa nuk e dija a duhet ta bëja. Por në fund të fundit kjo është puna ime, nuk I shmangesha dot. Unë I paralajmëroj njerëzit- për pensionet, kursimet e tyre, për faktin që po hyjnë pak si shumë në borxhe dhe për të qenë gati kur bota kthehet përmbys”, thotë ajo. Për fat të keq, ato paralajmërime nuk u dëgjuan shumë. Kjo sepse Jessica nuk është ekonomiste, politikane apo virologe; është një astrologe britanike që ka dhe disa aftësi paranormal. E ndërsa ndjekësit e saj i morën për të mirëqenia parashikimet e Adams, shumë të tjera menduan se ishte thjesht një mashtrim. Në fakt, rezultoi se ajo kishte paur të drejtë. Ajo godit në shenjë edhe më datën 1 tetor 2020, saktësisht dita kur Donald Trump u diagnostikua me koronavirus.
Të jetë koincidencë vallë? Tani, astrologia që profetizoi shumë drejt Brexitin si dhe një tërmet të madh brenda familjes mbretërore britanike, që ndodhi të ishte shkëputja e princit Harry për shkak të bashkëshortes amerikane, tani na tregon se c`do të ndodhë në fund të vitit. “Krishtlindjet do të jenë fantastike. Gjërat do të nisin të ndryshojnë tre ditë përpara vigjiljes së Kërshëndellave për sa i takon miqësisë, grupeve, sigurisë globale. Bota më në fund do ta mbledhë veten”, shprehet ajo. astrologjia dikur merrej mjaft seriozisht, e anglezët ende e kujtojnë sesi në shekullin e 17-të, astrologu William Lilly parashikoi Zjarrin e Madh të Londrës./Top Channel
Vitia: Buxheti për Shëndetësi është trefishuar, pjesa më e m...
Kurti mori pjesë në Forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024
Dështon gjykimi për gazin lotsjellës, seanca e radhës një di...
PDK rikthehet në Kuvend, amendamentet e tyre nuk përkrahen n...
Përfundon gjykimi për këtë javë ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ...
Ursula von der Leyen i shpëton jetën një pasagjeri në një av...