Dashi
Me hënën diçka do të bllokohet. Keni menduar se i keni kapërcyer të gjitha pengesat mirëpo diçka do të shkojë jo ashtu si ju e prisni. Këtë të shtunë duhet të mendoni shumë, të nxirrni më të mirën e vetes tuaj. Një pyetje do t’ju mbajë të zënë për një pjestë të mirë të ditës, por në fund do ta kuptoni se vërtet ja vlente. Jeni çift? Atëhere nuk keni përse të shqetësoheni pasi partneri juaj mendon gjithmonë për ju.
Demi
Pozicioni i bukur i Hënës do t’ju japë mundësinë të komunikoni qartë dhe sinqerisht me të gjithë njerëzit që ju interesojnë. Nëse keni dikë fiksim prej kohësh atëhere gjëja më e mirë që duhet të bëni është t’ja shprehni, sot është dita e duhur. Ndryshoni zakonet dhe tekat tuaja dhe më pas do të merrni frymë qetësisht dhe do të keni një marrëdhënie më të lumtur të dashurisë.
Binjakët
Një injeksion besimi dhe entuziazmi është vërtet i nevojshëm për ju këtë të shtunë. Falë yjeve dhe atyre që ju duan do të kaloni momente të bukura. Disa vështirësi do t’ju detyrojnë të përballeni me një shpenzim të paplanifikuar. Është periudha e duhur për aktivitete fizike pasi do t’ju vijë në ndihmë në përmirësimin e ndjenjave tuaja. Sinqeriteti juaj i tepëruar sot do ju shtypjë. Në lidhje me problemet që ju keni do të gjeni zgjidhje menjëherë.
Gaforrja
Nëse emocionet kanë ndryshuar në lidhje me një situatë apo një person, është sepse ju nuk jeni më naiv dhe keni arritur të kuptoni disa gjëra. Dielli dhe Mërkuri në Virgjëreshë ju shtyjnë të shihni gjërat pa komplekse. Lajmi i mirë është se ju tani do të vlerësoni më shumë personat të cilët deri dje keni menduar se nuk janë të denjë për shoqërinë tuaj.
Luani
Do të jeni pak i lodhur dhe i çregullt, prandaj mos e mbingarkoni veten me angazhime. Mos vraponi majtas dhe djathtas për asnjë arsye. Hëna dhe Jupiteri do ndriçojnë hapat tuaj dhe zgjedhjet profesionale. Gjeni kohë dhe dëshirë që t’i përkushtoheni vetes dhe mirëqenies tuaj.
Virgjëresha
Çdo gjë sot do të jetë në rregull, duke filluar nga dashuria. Nëse nuk keni mashtruar kurrë partnerin atëherë çdo gjë është në rregull dhe nuk keni pse frikësoheni për asgjë. Marsi në fushën e tetë dhe Hëna në të pestë ju bën thirje që të bëni gjithçka pëe të fituar personin që dëshironi më shumë. Simpatia, sharmi dhe sensualiteti sigurisht që nuk mungojnë. Udhëtime dhe vetëm udhëtime ju presin.
Peshorja
Ju tani jeni nën presion! Ndjekja e angazhimeve të përditshme është e vështirë për ju. Përkundër natyrës tuaj të pasigurt, dikush ju do dhe ju vlerëson për atë që jeni, pa u përpjekur t’ju ndryshojë. Je beqare? Një histori dashurie shihet rreth jush. Studioni njëri- tjetrin dhe kur të jeni të sigurt merrni hapa më të rëndësishme.
Akrepi
Të mbrojtur nga tre planetët, Hëna, Jupiteri dhe Urani ju pret një ditë e kthjellët. Marrëdhëniet shoqërore janë të mira. Në këtë moment ajo çfarë ju duhet është të kuptoni kush jeni dhe sa vlerë ju keni. Duke ndjekur instiktin tuaj, mos merrni ndonjë rrezik. Do të arrini një harmoni të shkëlqyeshme në çift.
Shigjetari
Falë Hënës në fushën e dytë, e shtuna i kushtohet tërësisht familjes. Është dita ideale për të rregulluar marrëdhënien me personat që keni patur debate. Gjithçka që ju duhet është një intuitë e shkëlqyer për të zgjidhur menjëherë disa çështje shumë delikate. Në dashuri, cilado qoftë gjendja juaj, prisni që partneri të bëjë lëvizjen e tij.
Bricjapi
E shtuna pritet të jetë interesante, mbase me disa lajme të cilat do t’ju lumturojnë. Përkundër natyrës tuaj të kujdesshme, selektive mund të ndodhë që edhe ju të befasoheni nga një takim interesant. Hapi i parë, një ftesë e kujdesshme për një kafe dhe më pas do të vendosësh. Në përshtypje e lehtë në zemrën tënde të sugjeron që kësaj here nuk do të përfundojë me një shtrëngim duarsh.
Ujori
Një derë që do të mbyllet mund të rihapet papritur, po ki kujdes nuk duhet të nxitohesh. Nga ana e saj, Hëna në shenjën që i paraprin shenjës tënde ju fton të reflektoni, jo vetëm mbi të kaluarën por edhe mbi parimet dhe idealet. Gëzime të mëdha parashikohen për ata që kanë një histori dashurie “sekrete”. Një bisedë me miqtë tuaj të vjetër do të jetë mjaft e dobishme për ju.
Peshqit
Miqësia dhe dashuria janë motivi kryesor juaji ditën e sotme. Me Hënën dhe Venusin në një aspekt të favorshëm për shenjën tuaj ju do të keni një kohë të shkëlqyer. Ndiheni me fat dhe të fortë në prani të miqve tuaj gjithashtu jeni dhe shumë i përkëdhelur nga partneri. Një festë me miqtë do t’ju lejojë të takoni njerëz të mitë dhe të ndërtoni marrëdhënie. Ata që janë në çift pritet të shkojnë në një udhëtim pune ose për pushime.
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi
Parashikimi i motit në Shqipëri
Man United i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për tre loj...
Ganimete Musliu sot mban konferencë, s’tregon arsyen