Dashi
Marsi dhe Urani do ju rikthejnë në të shkuarën sot dhe mund të bëheni paksa nostalgjikë. Nëse jeni në një lidhje nuk do përjetoni dot emocionet që keni ëndërruar. Si ju ashtu edhe partneri do jeni plot angazhime dhe nuk do keni shumë kohë për njëri-tjetrin. Ju beqarët nuk do e keni prioritet gjetjen e dashurisë kështu që do i merrni gjërat me qetësi. Në punë nervozizmi do ju prishë punë. Ndonjëherë do e keni të vështirë të përqendroheni dhe nuk do i arrini në kohë objektivat. Me shpenzimet tregohuni vigjilentë. Po e kaluar edhe pasditen pa probleme situata do jetë me nën kontroll.
Demi
Hëna do nxisë takimet gjatë kësaj dite, por ka rrezik t’iu shpërqendrojë nga disa objektiva të rëndësishme. Sipas dritare.net nëse jeni në një lidhje mundohuni të gjeni kohë për ta kaluar me partnerin e pse jo të organizoni darka romantike. Po e latë shumë pas dore atë, shumë shpejt do fillojnë problemet. Për beqarët mundësitë për takime do jenë të vazhdueshme kështu që duhen shfrytëzuar në maksimum. Në punë entuziazmi do ju pushtojë dhe do e bëni me qejf çdo gjë që do ju kërkohet nga eprorët. Do ndiheni edhe më krenarë për veten. financat do jenë paksa të turbullta prandaj duhet të jeni shumë të kujdesshëm.
Binjakët
Mëngjesi mund të jetë paksa i vështirë sot për ju, por për fat të mirë Venusi do riktheje gëzimin dhe harenë gjatë pasdites. Nëse jeni në një lidhje bëni gjëra interesante, gatuani së bashku, argëtohuni dhe mos qëndroni asnjë moment në heshtje. Vetëm kështu jeta juaj nuk do jetë e mërzitshme. Nëse jeni ende beqarë mendoheni gjatë para se të hidhni hapa. Nuk është e thënë që ta pranoni me patjetër sot një ftesë që do iu bëhet. Në punë vendosni disa limite dhe mos pranoni çdo gjë që do ju kërkojnë shefat. Për financat ka për të qenë një ditë shume e mirë.
Gaforrja
Hëna do ju japë më shumë besim në vetvete sot. Nga ana tjetër do keni ide shumë të mira dhe do merrni gjithmonë vendimet e duhura. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që sot të diskutoni me partnerin për pushimet ose për të ardhmen së bashku. Thuajeni hapur çdo që do mendoni. Ju beqarët do jeni më të privilegjuar, por duhet t’ia lini çdo gjë momentit. Zgjeroni vetëm rrethin miqësor. Në punë do jeni më autoritarë, më korrektë dhe më këmbëngulës. Do keni arritje vërtet të mëdha. Me shpenzimet do jeni paska dorëlëshuar dhe mund të keni disa tronditje të vogla.
Luani
Hëna dhe Mërkuri do ju ndihmojnë të gjeni zgjidhje për disa probleme familjarë që kanë kohë që ju mundojnë. Kjo gjë do ju bëjë të ndiheni më të qetë. Nëse jeni në një lidhje si ju ashtu edhe partneri do bëni të pamundurën për ta zbukuruar edhe më shumë ditën. Do keni të njëjtat dëshira dhe ide. Nëse jeni beqarë ka mundësi të keni prioritete të tjera dhe të mos e kërkoni me ngulm dashurinë. Në punë do jeni shumë profesionistë dhe askush nuk do ju ndalë dot të arrini objektivat që i keni vënë vetes. Financat do përmirësohen edhe më shumë pas zgjidhjes së problemeve familjarë.
Virgjëresha
Hëna do ju favorizojë pafundësisht sot. Do jeni më të hapur dhe do zbuloni gjëra të reja edhe nga jeta në tërësi. Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia juaj më partnerin do bëhet edhe më cilësore. Do merreni vesh për gjithçka dhe do vini në praktikë ato që keni mësuar. Do filloni të bëni plane për gjërat e bukura që do ndërtoni së bashku. Ju beqarët studentë do jeni më të privilegjuar se të tjerët. Në punë do jeni mjaft dinamikë dhe të gatshëm për të provuar sfida të reja. Në planin financiar mundë të ndërmerrni edhe rreziqe, por në fund do arrini ta stabilizoni situatën.
Peshorja
Sot do jeni shumë hezitues dhe nuk do hidhni dot hapat që kishit menduar. Do ju mungojë siguria në vetvete. Nëse jeni në një lidhje mundoheni sa më shumë të shmangni konfliktet sepse përndryshe gjërat do fillojnë të marrin tatëpjetën. Ju beqarët do jeni sharmantë në maksimum dhe do bëni për vete shumë persona njëherësh. Do iu jepet mundësia të bëni edhe zgjedhjen më të mirë. Sipas dritare.net puna do ecë përgjithësisht mirë nëse tregoheni më të logjikshëm dhe nuk nxitoheni për të hedhur hapa. Për përmirësimin e financave duhet të bëni më shumë durim dhe të prisni. Asgjë nuk ndodh si me magji.
Akrepi
Hëna dhe Venusi do e bëjnë ditën të paorganizuar sot. Në shumë momente mund të ndiheni keq. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që sot të ndodhë një debat shumë i fortë që do vërë në pikëpyetje të ardhmen me partnerin. Nuk do arrini dot të merreni vesh me njëri-tjetrin dhe nuk do i mbani premtimet e bëra dikur. Ju beqarëve do ju pëlqejnë disa persona njëherësh dhe nuk do jeni të bindur se me kë doni të vazhdoni më tej. Në punë nuk do dini çfarë të bëni më parë dhe do ndiheni shumë të lodhur. Mos u irritoni me kolegët sepse nuk do ju kenë asnjë faj. Financat ka rrezik të përkeqësohen nëse nuk iu vini fre shpenzimeve për gjera qejfi.
Shigjetari
Sot do jeni shumë intuitivë dhe do ua lexoni shpirtrat atyre që keni pranë. Nëse jeni në një lidhje do vendosni të hiqni maskat dhe të tregoni fytyrën e vërtetë. Do ndiheni vetë më të çliruar, partneri do ju pëlqejë më shumë dhe do dashuroheni me më tepër pasion. Ju beqarët do takoheni me disa persona që as nuk i kishin ndeshur ndonjëherë më parë, por që do ua rrëmbejnë zemrën menjëherë. Edhe vetë do habiteni për ndikimin e madh që do kenë tek ju. Në punë do e bëni çdo gjë me qetësi dhe dëshirë kështu që nuk do ju dalin probleme. Do jeni edhe më kreativë se më parë. Financat do jenë të mira edhe pse mund të dobësohen paksa për shkak te disa objekteve të dekorimit që mund të blini.
Bricjapi
Miqësia është një vlerë e çmuar për ju dhe sot do forcohet akoma dhe më shumë. Do kaloni kohë pranë miqve më të mirë. Nëse jeni në një lidhje do keni fatin e madh që partneri do jetë i kuptueshëm dhe nuk do mërzitet për mungesën e vëmendjes. Më e mira është të flisni me të hapur për gjithçka dhe në mbrëmje t’i bëni ndonjë surprizë. Ju beqarët do doni vetëm të argëtoheni sa më shumë dhe do preferoni edhe aventurat kalimtare. Në punë shpirti i ekipit do ju çojë akoma më lart. Kolegët dhe klientët do thonë fjalët më të mira për ju. Doni të dini si do jenë paratë? Gjendja do jetë më ë mirë se dje dhe kjo do ju bëjë optimistë.
Ujori
Përgatituni për ndryshme sot. Një surprizë e bukur pritët të vijë në mënyrën më të papritur, por që do ua mbushë zemrën me gëzim. Ju të dashuruarit do kaloni momente shumë të ngrohta dhe të mbushura me emocione. Shprehini dëshirat pa fund sepse partneri do jetë në humor dhe do jetë i gatshëm t’ua plotësojë. Ju beqarët nuk do kërkoni me çdo kusht ndryshim të statusit. Edhe disa flirtime të vogla me sy do ju kënaqin. Në punë duhet të jeni sa më vigjilentë, të mos ju besoni të gjithëve dhe të mos nxitoheni për asgjë. Gjendja financiare do mbetet shume e mirë sepse së fundmi keni ditur të shpenzoni me llogari dhe largpamësi.
Peshqit
Sot bëni aq sa mundeni dhe ndihmojini të afërmit tuaj. Përvoja dhe vështirësitë që keni kaluar në jetë ju kanë mësuar shumë. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni më të lirë se më parë dhe do ndiheni të çliruar për të shprehur ndjenjat ashtu si do i keni në zemër. Nuk do ketë më izolime për ju. Ju beqarët do keni gjithashtu ndryshime. Do e shihni me një sy tjetër një mik dhe mund të filloni të ndieni për të. Venusi do e privilegjojë jetën tuaj profesionale. Do jeni në humor shumë të mirë dhe dinamizmi do ju shoqërojë gjithë kohës. Asgjë nuk ka për të qenë e pamundur për ju. Shpenzime mund të bëni pak më tepër dhe gjendja do mbetet e mirë.
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...