Skuqja, djersitja e duarve, rrahja e zemrës, dridhja, shtrëngime ne stomak, janë vetëm disa nga simptomat e te qenit te turpshëm qe shfaqen ne ndërveprim me te tjerët.
Nëse personi nuk arrin t’i përballojë, situata vetëm do te përkeqësohet.
Personat e turpshëm kane vështirësi ne komunikim, ne krijimin e raporteve shoqërore ose realizimin e synimeve për te cilat është i nevojshëm vetëbesimi, transmeton albeu.
Ne bisedë zakonisht kanë vështirësi, nuk mund të shikojnë bashkëbiseduesin ne fytyre, belbëzojnë, skuqen.
“Sikleti shkakton skuqjen, ndërsa arsyeja kryesore është vëmendja e padëshiruar shoqërore”, thotë dr. Mark Leary, profesor i psikologjise nga Universiteti Duke.
Keni parasysh qe:
– Askush nuk e di qe jeni te turpshëm.
– Jeni nervoz, por bashkëbiseduesi nuk është i vetëdijshëm për këtë gjë. Ekzistojnë hulumtime qe pohojnë qe vetëm ne 20 për qind te rasteve e vëmë re nervozen te personat me te cilët kemi ndërveprim.
– Vleni po aq sa te tjerët. Ajo çka nxit turpin shpesh është ndjenja e inferioritetit. Gjithmonë ta keni ne mendje qe vleni po aq sa edhe personi tjetër.
– Ndryshimi është gjithmonë i mundshëm.
– Krijimi i kontakteve sociale është aftësia e cila është e mundshme te mësohet ne çdo periudhe te jetës. Mos e humbni mundësinë qe te filloni menjëherë.
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj