Parandaloni rënien e flokëve me këto ushqime

21:12 | 28 Shtator 2017
Arbresh.info

Rënia e flokëve është diçka shqetësuese tek të gjithë, e veçanërisht tek moshat e reja.

Kemi përdorë ngjyrë më shumë se sa që duhet apo thjesht kanë filluar që flokët të ju bien më shumë se zakonisht, atëherë ndërroni ushqimin dhe do të jeni në rregull.

Më poshtë ju sjellim disa nga ushqimet që duhet t’i shtoni në përditshmërinë tuaj

Mjalti

Trajtimi i skalpit të kokës me mjaltë përmirëson pamjen e flokëve të dobësuar.

Salmoni

Floku është fibër proteinike. Pra, duhen ngrënë proteina për ta mbajtur atë të fortë. Proteinat janë të nevojshme edhe për të prodhuar keratinë, një përbërës kyç i flokut. Salmoni ndihmon në përmirësimin e shëndetit të flokëve falë vitaminave dhe acideve yndyrore Omega-3.

Spinaqi

Femrat që kanë probleme me rënien e flokëve, kanë edhe nivele të ulta hekuri dhe vitamine D2. Spinaqi është i pasur me hekur dhe vitaminë C, që ndihmon në thithjen e hekurit. Një sallatë me spinaq është perfekt për femrat që kanë rënie flokësh.

Arrat dhe farat

Omega-3, Omega-6 dhe antioksidantët që përmbajnë arrat dhe farat bimore janë shumë të rëndësishme për shëndetin e flokëve. Konsumi i rregullt i tyre çon në ulje të rënies së flokëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme