Google ADS

Parandalohet martesa e të miturës në Marok

00:36 | 26 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Torta dhe lulet ishin gati. Të ftuarit me dhuarata ngjanin të gëzuar në martesën e një 13 vjeçare në Marok.

Por falë një postimi në Facebook, dasma mes adoleshencës dhe 27-vjeçarit ka përfundur, pasi menjëherë ka ndërhyrë policia, transmeton portali arbresh.info

Autoritetet me të kuptuar rastin e kanë ndërprerë dasmën dhe i aknë dërguar të ftuarit në shtëpi.

Nëna e vajzës së mitur ka insistuar se e tëra ishte vetëm një premtim dashurie, pasi djali kishte vendosur që të priste derisa vazja të arrinte moshën e duhur e martësë

Sipas ligjeve në disa vende rurale të Marokut, thuhet se martesa me të mitur mund të bëhet në “raste të veçanta”, gjithmonë me autorizimin e gjyqtarit.

Statistikat e fundit nga Ministria e Drejtësisë, thonë se numri i vajzave të mitura që janë martuar ka arritur deri në 33 mijë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme