A keni menduar ndonjëherë se mënyra se si flini natën ndikon në pamjen tuaj?
Sigurisht që gjumi ka rëndësi të madhe për pamjen tuaj dhe mënyra se si flini ndikon shumë, transmeton portal arbresh.info
Sipas ekspertëve, nëse flini në bark, krijoni stres të panevojshëm për lëkurën tuaj.
“Besohet se rrudhat për shkak të fjetjet në pozicionin me bark, krijojnë stres të vazhdueshëm në lëkurë. Kur jeni i ri dhe keni kolagjen të madh dhe elementë mbështetës të lëkurës, ato tërhiqen shpejt pas zgjimit, por me kalimin e kohës, ky pozicion fjetje mund të krijojë rrudha”, shpjegon doktoresha Beth Goldstein.
Ekspertët paralajmërojnë se shumica e rrudhave të shkaktuara nga gjumi nuk përmisohen as me ndërhyrje kirurgjikale.
Fjetja në shpinë është mënyra më e mirë për të shmangur rrudhat sepse lëkura në fytyrën tuaj nuk do të fërkohet me jastëkun. Megjithatë, nëse gjumi në këtë pozicion është i pakëndshëm dhe përfundimisht do të çojë në gjumë të dobët, mund të mos ia vlen.
Goldstein gjithashtu vë në dukje se është më e rëndësishme të flini mirë sesa të shmangni rrudhat, dhe megjithëse gjumi në shpinë është mënyra më e mirë për të shmangur rrudhat, ajo paralajmëron se mund të përkeqësojë refluksin, apnean dhe gërhitjen, të cilat gjithashtu mund të vështirësojnë gjumin e mirë./arbresh.info/
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero