Burrat gjithmonë theksojnë se gratë “dëshirojnë” të komplikojnë, ndërsa psikologët francezë konfirmuan se paragjykimet tek femrat në masë të madhe shkaktojnë probleme në lidhje.
Paragjykimet më të zakonshme në marrëdhënien emotive janë:
Nëse i tregoj se dëshiroj lidhje serioze dhe martesë do të mendojë se me çdo kusht dëshiroj të martohem dhe kjo do të shkaktojë refuzim
Hulumtimi tregon se madje 73 për qind e burrave dëshirojnë kur gruaja ndërmerr iniciativë në lidhje. Nëse insistoni të leni përshtypje se nuk është i rëndësishëm partneri, ai mund të mendojë se me të vërtetë është ashtu. Nëse tregoni se dëshironi dashuri, partneri këtë do ta respektojë dhe qartë do ta dini nëse mund t’ua ofrojë atë që e kërkoni.
Të gjithë burrat janë të këqij, nuk ka xhentëlmenë
Ky është paragjykim tipik i femrave bashkëkohore të cilat veten e përjetojnë si princesha romantike, por psikologët vlerësojnë se mbrapa këtyre floskulave fshihet qëndrimi prej lidhjes. Me këtë qëndrim e largoni partnerin potencial.
Burrat duan vetëm femra të bukura
Kjo me të vërtetë nuk është e saktë, ndërsa bukuria është gjë relative. Një numër i madh i burrave për lidhje serioze kërkojnë edhe grua e cila u përshtatet për nga karakteri dhe shpesh e anashkalojnë pamjen.
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...
Slot ka dhënë një mesazh të fortë për futbollistët e tij në ...
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...