Të udhëtuarit jashtë vendit, është njëra ndër aventurat më emocionuese që mund të përjetoni.
Njiheni me një kulturë komplet ndryshe nga ajo e juaja, dilni nga “zona e sigurisë” në të cilën jeni mësuar të jetoni, dhe mësoni më shumë për veten në një javë se sa që keni mësuar për veten në gjashtë muajt e fundit, transmeton Klan Kosova.
Por janë disa gjëra që duhet t’i bëni para se të merrni rrugë.
Kontrolloni pasaportën dhe vizën
Paketojuni në mënyrën e duhur
Telefonojini bankës tuaj
Ndodh shpesh që kur paguani me kredit kartelë në një shtet tjetër, banka t’i anulojë transaksionet e jashtme për shkak se e konsideron se është një transaksion i jashtëzakonshëm. Telefonojini bankës për t’i informuar se llogaria juaj bankare do të përdoret nga ju edhe jashtë vendit.
Mësohuni si të komunikoni
Kur të shkoni në një vend që s’keni qenë më parë, mundohuni t’i mësoni të paktën fjalët bazike për të komunikuar me vendasit. Ka ende vende në botë ku njerëzit nuk flasin anglisht, dhe do ta keni me patjetër që të komunikoni në gjuhën e tyre.
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë