Pak më tepër se miqësi, pak më pak se lidhje: A e dini çfarë është “situationship”

23:33 | 17 Korrik 2017
L G

Ndoshta nuk keni dëgjuar por është koha të ju njoftojmë me llojin më të ri të lidhjes që është duke u popullarizuar tek çifet- bëhet fjalë për situationship.

“Situationship” është përdorur si fjalë për herë të parë nga gazetarja amerikane e Cosmopolitan e cila e ka shpjeguar si gjënë më të tmerrshme të cilën mund ta bëni. Ky mendim paraqitet pasiqë këto lidhje nuk janë të definuara, e vendosin miqësinë para lidhjes ndërsa në anën tjetër intimiteti është sikurse në lidhje.

Që të kuptoni më mirë këtë fenomen të dashurisë, në vazhdim do të lexoni për 10 shenjat që tregojnë se lidhja juaj në të vërtetë është situationship.

Nuk largoheni nga shtëpia apo shtrati

Jeni aq gjatë në lidhje saqë darkimin jashtë dhe kinon e zëvendësuat me ushqim të shpejtë dhe shikim të filmit në shtrat. Jeni e kënaqur me lidhjen e relaksuar mirëpo ju mundon fakti se jeni në lidhje të padefinuar.

Nuk dini si të shpjegoni lidhjen tuaj

Kur ndokush ju pyet nëse jeni bashkë përgjigja juaj nuk është e qartë. Në fillim ju konvenon kjo indiferencë pasiqë nuk jeni e gatshme për diçka më serioze mirëpo më vonë ky fakt do ju pengojë shumë.

I shmangeni bisedave për ardhmërinë

Ju doket absurde të flisni për atë se ku do të jeni dhe çfarë do të bëni vitin e ardhshëm pasiqë edhe tani nuk e dini se në çfarë lidhje jeni, e tëra që mund të planifikoni është takimi i ardhshëm.

Nëse bëni planë për të ardhmen, nuk e fusni atë askund

Jetoni jetë të ndara andaj nuk keni nevojë të fusni atë në planet e të ardhmes.

Keni ndjenja të dyanshme mirëpo nuk jeni të sigurtë a është dashuri

Sikurse nuk mund të definoni lidhjen tuaj, edhe ndjenjat e juaja janë vështirë të shpjegueshme. E dini se ekzistojnë mirëpo nuk mund t`i thoni personit se e dashuroni me të vërtetë.

Në ndodhi tërëndësishme shkoni vetëm

Dasma, festa, ditëlindje dhe mbledhje të ndryshme familjare i bëni vetëm pasiqë nuk dini se si ta prezentoni “mikun” tuaj.

Nuk dilni me të tjerë

Pse të dilni me të tjerët kur keni dikë që ju ofron afërsi. Problemi është se nuk është një lidhje e vërtetë dhe se kjo lidhje e hapur mund të mbyllet.

Nuk largoheni menjëherë pas seksit

Nuk e keni të ndaluar të flini në banesën e tij madje edhe të lini një brushë për dhëmbë në banjon e tij. Pas seksit mund të përqafoheni dhe të bisedoni ëpr tema të ndryshme.

Shumicën e kohës komunikoni me SMS porosi

Thirrjet apo porositë erotike janë diçka që nuk ju ndodh në këtë lidhje, shkruani tejet formalisht sa për t`u kuptuar kur do të takoheni sërish.

Nuk keni fotografi të përbashkëta

Pas gjithë këtyre problemeve që i cekë, a ia vlen të keni ndonjë foto me të ?

Kjo lidhje mund të zgjasë me muaj, madje edhe me vite, derisa njëra palë apo të dyjat nuk duan më asgjë.

Kjo lidhje mund të rritet edhe në lidhje të vërtetë nëse jeni me fat dhe e sinqertë që të bëni edhe palën tjetër të dëshirojë të njejtën.

Gjëja më e tmerrshme që mund të ju ndodh është kur njëra palë nuk dëshiron asgjë ndërsa pala tjetër është marrëzisht e dashuruar./femra.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme