Mijëra pacientë, të cilët vuajnë nga tromboza do të përfitojnë nga një procedurë e re që përdorë një pajisje të vogël të zbuluar nga disa specialist, transmeton Gazeta Express.
Ky trajtim përfshinë insertimin e nje stente në formë të sfere të vogël brenda venave. Në pozitën e duhur kjo sferë do të “kap” trombozën. Kur të hiqet sfera, tromboza hiqet bashkë me të.
Një grua 55- vjeçare nga Londra, është pacienti I parë në botë që iu ka nënshtruar kësaj procedure dhe specialistët shpresojnë që kjo pajisje do të përhapet dhe të gjithë pacinetët që vuajnë nga tromboza do të jenë në gjendje ta përdorin.
Trombozat paraqiten zakonisht pas operacioneve, gjatë 6 muajve të parë të shtatzënisë. Rreziku rritet më shumë me përdorim të duhanit, nga obeziteti, dehidrimi apo shkaqe të tjera. Ënjtje, dhimbje dhe ndjeshmëri e lartë gjatë ecjes janë disa nga simptomat e trombozës.
Në shumë raste të tilla, simptomat nuk paraqiten deri sat ë krijohen trombozat në gjak. Disa simptoma që janë më serioze janë: vështirësi në frymëmarrje, dhimbje kur merrni frymë, kollitje, vjellje e gjakut dhe të rrahura të shpejta të zemrës.
Trajtimi I rim err një orë dhe zakonisht kryhet nën efektin e anestezionit. Së pari performohet një prerje 3mm në gju, në të cilën insertohet një kateter në venën femorale- vena më e madhe, e cila furnizon të gjith këmbën me gjak.
Me anë të kateterit futet stenta,e cila lihet aty për ta bërë efektin. Gruaja që iu ka nënshtruar kësaj procedure thotë se nuk ka ndier dhimbje dhe se pas gjashtë jave ajo do të kthehet në shtëpi.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...