Insektet si mizat dhe mushkonjat do ju shqetësojnë gjatë gjithë verës, por ne ju sugjerojmë disa hapa praktikë për të mbajtur larg mushkonjat e për të bërë gjumë të qetë.
Për shembull, evitoni gjatë verës kremrat dhe parfumet me aromë frutash sepse tërheqin insektet. E keni vënë re që kur nderim rrobat jashtë, aroma e zbutësit tërheq insektet?
A ka rrezik ka përdorimi i insekticideve? Para se të përdoren këto produkte, mos harroni të lexoni mirë përdorimin për të mos i krijuar probleme jo vetëm shëndetit tuaj, por edhe kafshëve tuaja shtëpiake, pasi bëhet fjalë për produkte kimike shumë të dëmshme.
Provoni këto medikamente natyrale kundër mushkonjave:
Para së gjithash, vendosni rrjeta në dritaret tuaja.
Evitoni mbetjet e ujit në pjatat e vazove të luleve dhe eksperimentoni me teknikën e monedhës së bakrit. Mjafton të vendosni një monedhë bakri në pjatën e çdo vazoje për ta bërë të papëlqyeshëm ujin ku zakonisht mushkonjat depozitojnë vezët.
Qepët dhe erëza si p.sh karafili janë në gjendje të përzënë mushkonjat. Mjafton të lini në shtëpi një pjatë me gjysmë qepe dhe disa kokrra karafil. Në të njëjtën mënyrë mund të mbani në shtëpi edhe një enë me uthull dhe disa feta limon, percjell Bs.
Ka disa lloje bimësh në gjendje të largojnë mushkonjat si p.sh borziloku, livanda, mentja, mëllaga. Pse nuk mbillni disa në ballkon?
Së fundi, e dini që nëse mbilli hudhra në kopshtin tuaj, janë efikase kundër parazitëve dhe mushkonjave. Vendosni disa thelpinj në kënde të ndryshme të shtëpisë.
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...