Blejmë qindra kuti kozmetike të ndryshme për ta bërë lëkurën tonë të shëndetshme dhe të bukur dhe nuk mund të përfytyrojmë as sa para shpenzojmë për to.
Në vitin 2005, dermatologët amerikanë zbuluan se është e mundur që të heqin qafe rrudhat, aknet, hiperpigmentimin, dhe madje edhe lëkurën e thatë, pa kozmetikë të shtrenjtë.E vetmja gjë që duhet të bëni është të përfshini disa lloje ushqimesh në dietën tuaj. Ja për cilat bëhet fjalë:
Lëkurë e yndyrshme
Arsyet:
Është e mirë dokumentuar se ushqimi me një indeks të lartë glicemic rrit produktivitetin e gjendrave dhjamore. Si rezultat, ato prodhojnë më shumë vajra në lëkurë, e cila është e nevojshme për hidratimin.
Kjo është arsyeja pse lëkura mund të ketë atë shkëlqim vajor.
Çfarë duhet të bëni:
Kozmetika përkohësisht ju ndihmon të shmangni atë shkëlqim vajor, ndërsa një dietë e pasur me vitaminë A mund të ulë ndjeshëm nivelet e prodhimit të vajit. Përveç kësaj, ushqimi i tillë është me të vërtetë i shijshëm dhe i thjeshtë – vetëm shtoni disa mango, karota, e verdhë veze, kajsi të thata, spinaq dhe patate të ëmbla.
Ju duhet të ulni konsumimin e ushqimeve me një indeks të lartë glicemic. Hani më pak bukë të bardhë, patate dhe makarona. Së shpejti do të harroni çdo problem të lëkurës që keni pasur.
Akne
Arsyet:
Ushqimi me një indeks të lartë glicemic është fajtor përsëri. Kjo është arsyeja pse njerëzit që kanë lëkurë të yndyrshme kanë probleme me aknet më shpesh.
Gjëndrat dhjamore bëhen më aktive, duke çuar në bllokimin e poreve ku bakteret riprodhohen më shpejt dhe shkaktojnë inflamacion.
Çfarë duhet të bëni:
Një dietë e veçantë mund t’ju ndihmojë me problemin tuaj të akneve. Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëni është të hani më shumë ushqime me acide yndyrore të pangopura, të mira që zbusin inflamacionin.
Ta themi thjesht, hani fruta, perime, arra, kikirikë, fara liri, vaj liri, alga deti dhe ushqim deti.
Lëkurë e thatë
Arsyet:
Thatësira e lëkurës tregon si mungesën e kolesterolit dhe sasinë e tepërt të vitaminës E në trupin tuaj. Arsyeja e parë është më së shumti e vërtetë për vegjetarianët, pasi burimet më të mëdha të kolesterolit janë peshqit dhe mishi.
Çfarë duhet të bëni:
Rrisni përqendrimin e acideve yndyrore të pangopura, të thjeshta në dietën tuaj. Ato treten më mirë, jo kur ju hani vajra dhe suplemente ushqyese, por kur konsumoni produkte të plota, si fasule, alga deti, vezë, sojë, avokado, kikirikë dhe lloje të tjera të frutave të thata.
Nëse nuk jeni vegjetarian, përpiquni të hani mish dhe peshk rregullisht. Mundësitë më të mira janë salmoni, skumbri dhe troftë liqenore.
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...