Nëse jeni në kërkim të një personi për të kaluar jetën, duhet t’i kushtoni vëmendje vetëm dy gjërave, të cilat do t’ju kursejnë kohë dhe energji.
Portal arbresh.info sjell dy gjërat që kanë rëndësi të madhe në gjetjen e personit të zemrës.
Rregulli #1: Gjithçka duhet të jetë e thjeshtë që nga fillimi
Që nga momenti kur takoheni, gjithçka duhet të jetë e thjeshtë. Nëse mendoni se mund t’i tregoni gjithçka atij personi, nëse mendoni se mund të shkoni në tualet pa një zhurmë, atëherë kjo është ajo. Nëse e keni të lehtë të bini dakord për shumicën e gjërave – mos e humbni atë person!
Nëse tentoni të ndryshoni personin, e keni gabim. E tëra që ju duhet është që të mundoheni të përshtateni me personin që keni pranë jush.
Rregulli #2: Marrëdhënia duhet të sjell gëzim
Nëse nuk ndiheni të lumtur, atëherë marrëdhënia juaj nuk është përmbushur. Nëse personi i zemrës ju bën të qani, atëherë largohuni. Kjo nuk është aspak normale. Nëse vetëm një person në një marrëdhënie sjell të qeshur dhe kënaqësi, atëherë ajo marrëdhënie është e pakuptimtë. Shumë njerëz kanë heshtur dhe vuajnë për vite me rradhë në një lidhje që nuk i përmbush ato. Ata janë duke pritur që diçka të ndryshojë. Por ai ndryshim nuk do të vijë kurrë. Një marrëdhënie me partnerin duhet të jetë diçka që do ju bëjë të lumtur, të cilës do t’i drejtoheni kur keni vështirësi në punë ose kur keni një problem. Gjysma juaj tjetër duhet të jetë dikush që do të dijë t’i bëjë të qeshësh dhe të dëgjosh!
Kjo nuk kërkon shkencë, është e thjeshtë, prandaj përmbajuni këtyre dy rregullave./arbresh.info/
Mjeku saudit i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve...
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...