Orgazma e njëkohshme është fenomen i rrallë. Për shumicën e femrave është goxha vështirë që fare të përjetojnë orgazmën, andaj shtrohet pyetja sa shpesh ndodh që ato të arrijnë kulmin njëkohësisht me partnerin.
Pranojeni sfidën
75 për qind e meshkujve përjetojnë orgazëm çdo herë, në krahasim me 30 për qind të femrave të cilat me rastin e çdo seksi përjetojnë orgazëm. Orgazma e mashkullit zgjat 5 – 10 sekonda (nëse është me fat), ndërsa orgazma femërore zgjat 15 sekonda, por ndodh edhe më shumë (nëse ka fat të ketë partnerin të shkathët). Bëni llogarinë dhe konkludoni vetë sa janë shanset që të dy të arrini njëkohësisht në orbitën e ekstazës.
Caktoni kushtet
A ia vlen të vonoheni 5 apo 10 sekonda, apo të prishni rezultatin dhe të filloni nga fillimi? Apo njëherë do të kulmoni, pastaj të vraponi për orgazëm të përbashkët për herë të dytë? Ku keni gabuar? E gjithë kjo është shumë me rëndësi nëse dëshironi të kënaqeni me orgazëm stimulues.
Këmbëngulësia dhe trajnimi
Stimuloni klitorisin në atë mënyrë që të arrini mu pranë orgazmës, mirëpo mos shkoni deri n fund, por lejoni që penetrimi të jetë nxitësi i orgazmës – rekomandon ekspertja Tracey Cox.
Parashikimi i ciklit orgazmik
Kjo është sikur dëshironi të parkoni anijen kozmike. Çdo gjë duhet të planifikohet me kujdes.
Komunikimi
Komunikimi verbal është shumë i rëndësishëm, transmeton Telegrafi. Qëllimi është që të arrihet orgazma e përbashkët, nëse partnerët bashkëpunojnë mes tyre gjatë ndërveprimit dhe nëse e shikoni seksin si një eksperiencë natyrale.
Koha e lirë
Pa marrë parasysh se me çka merreni në jetë, nuk do të arrini orgazëm stimulues nëse nuk keni së paku dy net të lira në javë.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...