Pothuajse nuk ekziston goditje më e madhe për mashkullin sesa pamundësia e ndërprerjes së përjetimit shumë të shpejtë të orgazmë
Gjykuar sipas hulumtimit të shkencëtarëve, duket që ata pak mund të bëjnë kur është fjala për këtë problem.
Në të vërtetë, kjo trashëgohet nga babai, theksojnë shkencëtarët suedezë dhe ata finlandezë, transmeton Telegrafi.
Duke hulumtuar këtë dukuri jopopullore te pothuajse 1.500 meshkuj të moshës midis 18 dhe 45 vjeç, kanë konstatuar që në gjenin e tyre, i cili liron dopaminën, ekziston defekti i trashëguar.
Dopamina, pra, është neurotransmetues, e cila ka rolin kryesor në përjetimin e gjithmbarshëm seksual.
Te këta meshkuj niveli i dopaminës në tru, në momentin kyç, është i ulët. Prandaj edhe vjen deri te orgazma e hershme.
Veç kësaj, te ata ai gjen është kyç, i cili ndikon në lirimin e dopaminës, hormon i lumturisë dhe i kënaqësisë, me formë pak më ndryshe në krahasim me meshkujt të cilët nuk e kanë këtë problem. /Telegrafi/
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...
Vdekja e 1-vjeçarit në QKUK, policia po heton rastin
Gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Prizren
Driloni dhe Sara flasin për familjen dhe të ardhmen
Sulmoi fizikisht zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në ...
Dëmtohen disa vazo lulesh në varrezat e fshatit Bresje, poli...