Deri në fund të ditës së sotme, ka të ngjarë të keni prekur smartphone tuaj rreth 2,600 herë.
Kjo është përkundër faktit se telefoni celular është i mbuluar mesatarisht me deri në 18 herë më shumë baktere të gjalla sesa doreza e infektuar në banjën e burrave.
Për të mbrojtur kundër përhapjes së koronavirusit dhe sëmundjeve të tjera, shkencëtarët kanë kërkuar nga publiku që të pastrojnë telefonat e tyre dy herë në ditë; një herë në drekë dhe përsëri para darkës.
“Unë mendoj se nuk ia vlen të harxhoni sasi të mëdha të parave, mjafton të përdorni shampon ose sapunin e dorës ose lëngun tuaj për larje, sepse i keni ato në shtëpi tashmë,” shprehet doktoresha Lena Ciric, një pedagoge e vjetër dhe mikrobiologe në UCL
Acidi hipoklorik
Nga Koreja e Jugut në Alaska, njerëzit që synojnë të parandalojnë përhapjen e koronavirusit Covid-19 po përdorin një zbardhues të holluar të njohur si acid hipoklorik.
Acidi është një substancë jo toksike që shitet në mënyrë tipike si dezinfektues, me një numër studimesh që tregojnë se mund të ketë një efekt antibakterial duke parandaluar përsëritjen e ADN-së.
Produkte të ngjashme u përdorën si agjentë pastrimi gjatë shpërthimit të Ebolës në vitin 2014. Por pastrimi i telefonave nga Covid-19 me këtë produkt nuk është shumë e sigurt.
Jason Chan, një profesor ndihmës në Universitetin e Shkencave dhe Teknologjisë në Hong Kong, kohët e fundit pohoi nëse hedhim disa pika zbardhues në ujë mund të funsionojë.
Pastrimi me alkool.
Ndërsa përhapja e Covid-19 ka çuar në shitje të sanitatorëve të duarve, disa janë drejtuar tek alkooli për të hequr qafe papastërtitë nga telefonat e tyre.
Në fillim të kësaj jave, Apple u shpreh që mos përdorin zbardhues sepse e prishin telefonin. Më e sigurt është përdorimi i alkoolit për ta pastruar atë.
Google dhe Samsung kanë rekomanduar të njëjtën gjë. Me një leckë të lagur me alkool mund të largoni çdo shenjë të koronavirusit nga telefoni juaj.
Por mund të ketë ndonjë rrezik në përdorimin e alkoolit. Fshirjet me alkool e shpeshtë mund të kanë potencial të prishin veshjen e ekranit, të njohur si shtresa oleofobike, e përdorur nga shumica e telefonave inteligjentë për të minimizuar gjurmët e gishtërinjve.
Apple paralajmëron se pastrimi me “materiale gërryese” mund të heq veshjen dhe “gërvisht iPhone-in tuaj”. Por Ciric tha se alkooli është ndoshta më pak gërryesja e kimikateve që mund të përdoren në telefon.
Leckë pastrimi antimikrobik
Agjensia e SHBA për Mbrojtjen e Mjedisit lëshoi një listë këtë javë me më shumë se 300 produkte që konsiderohej të përshtatshme për të luftuar Covid-19, midis të cilave përfshinin produkte antimikrobikë.
Leckat e thjeshta dhe të lehta për t’u përdorur si një leckë e pastruar, antimikrobike mund t’i mbajnë bakteriet dhe viruset larg telefonave.
Sapun dhe ujë
Kryeministri Boris Johnson ka rekomanduar që njerëzit të lajnë duart e tyre për një pastrim të plotë. Duke përdorur sapun dhe ujë kur lani duart, ne mund të ndihmojmë për t’i mbajtur mikrobet larg telefonave tanë kur t’i prekim.
Po sikur të mund të përdorim sapun dhe ujë për të pastruar telefonat tanë? Disa shkencëtarë kanë rekomanduar lagështimin e një leckë mikrofibre me sapun dhe ujë për të pastruar telefonat tanë, duke siguruar që hapjet si portet e karikimit dhe prizat e kufjeve të shmangen për të parandaluar hyrjen e lagështirës në qark.
Sapuni në thelb heq yndyrat dhe mikrobet dhe çdo gjë nga sipërfaqja e telefonit dhe më pas i lani fizikisht me ujë.
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...