Opiumi po merr jetë më shumë se aksidentet në SHBA

15:37 | 15 Janar 2019
Trina Galanxhi

Amerikanët kanë më shuëm gjasa që të vdesin nga një mbidozë opioide sesa nga një aksident automobilistik, zbulon një raport i ri.

Mes krizës së papërgjegjshme të opiumit, Këshilli Kombëtar i Sigurisë zbuloi se shanset për vdekjen e një mbidozëje janë një në 96, krahasuar me një në 103 për një aksident makine, sipas analizës së të dhënave të vdekjeve gjatë viti 2017, transmeton portali arbresh.info

Kjo është hera e parë që droga ka tejkaluar makinat si një vrasës i mundshëm i një numëri të madh amerikanësh, edhe pse shanset për të vdekur nga vetëvrasja vazhdojnë të mbesin shumë të larta.

Sëmundjet e zemrës vazhdojnë të mbesin në renditje të lartë të vrasësit të mundësh, pasi një në gjashtë amerikanë vdes çdo vit nga zemra.

Megjithatë, raporti shton se epidemia e opiumit është duke ndikuar direkt në jetën e amerikanëve.

Vitin e kaluar, Shoqata Amerikane e Psikiatrisë gjeti se rreth një në tre njerëz njohin dikë që është i varur nga opiumi.

Për çdo amerikan, shanset që ata do të vdesin nga varësia e opiumit janë duke u rritur frikshëm.

Rreth 75 për qind e përdoruesve të opiumit kanë theksuar se varësia ndaj drogës kishte filluar me një ilaç të përshkruar me recetë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme