Një infermiere shqiptare në Gjermani është irrituar nga një situatë e krijuar në një spital gjerman.
Gjatë punës, ajo shpjegon se në spital kishte ardhur një paciente së bashku me djalin e saj të cilët flisnin gjithë kohës greqisht dhe kishin hasur vështirësi për të komunikuar në gjuhën gjermane.
Në këtë situatë, mjeku e pyet se çfarë gjuhe fliste, e zonja përgjigjet se është shqiptare. Infermierja e ndodhur aty, teksa dëgjon bisedën irritohet nga ajo që dëgjon, dhe kritikon zonjën pse nuk i flet në gjuhën shqipe djalit të saj, pasi gjuhët e tjera ai mund t’i mësojë në shkollë.
Infermierja shqiptare ka nisur një mesazh në redaksinë e Albeu.com duke kërkuar falje nenës së fëmijës:
“Jam23 vjece jetoj ne Gjermani prej 4 vjetesh dhe punoj si infermjere ne nje spitaldhe sot me vjen ne mengjes nje paciente dhe fliste me djalin e saj greqisht gjate gjith kohes. Kur do hynte te mjeku i tha nuk ju kuptoj dhe mjeku e pyeti se fare gjuhe fliste dhe kur tha jam shqiptare u nervozova shum dhe i thash: Po mir mo rob i zoti gjat gjith kohes i flet djalit greqisht a nuk ju vjen pak turp je shqiptare moj foli shqip qe te jet krenar neser qe eshte shqiptar dhe jo me i fol greqisht. Greqisht, gjermanisht e meson ne shkoll po ne shpi foli shqip se je shqiptar dhe ne perfundim u nevrikosa dhe thash shko te ndimoj greku ju lutem dua mendimin tuaj nese veprova mir a keq dhe Zonjes i kerkoj falje per reagimin e ashper por un jam me shpirt dhe zemer shqiptare dhe aty ku ka shqiptare du te flitet shqip faleminderit te gjitheve”, është mesazhi i infermieres i ardhur në redaksinë e Albeu.com
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...