Google ADS

OBSH paralajmëron: Seksi oral nuk është i sigurt

08:27 | 9 Korrik 2017
Arbresh.info

Seksi oral ndikon në zhvillimin e rrezikshëm të gonorresë dhe mos përdorimi i prezervativëve ndikon në përhapjen e këtij lloj bakteri, ka tërhequr vërejtjen Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sot është shumë më vështirë për t’u shëruar nga gonorreja, ndërsa në disa raste është edhe e pamundur. Nga sëmundjet transmetuese seksuale, të cilat shpejt zhvillojnë rezistencën ndaj antibiotikëve dhe mund të ndikojnë në lindje, në vit preken 78 milionë njerëz.

Drejtoresha e OBSH-së, Teodora Vi tha se janë regjistruar tri raste në Japoni, Francë dhe Spanjë, ku pacientët është e pamundur që të shërohen nga gonorreja.

“Ky është bakter shumë i mençur. Çdo herë kur e shëroni me një bar të ri, ai zhvillon rezistencë edhe ndaj tij. Numri më i madh është shënuar në mjediset e varfra, ku është vështirë që të zbulohet se sa rezistues është ndaj shërimit”, ka thënë ajo.  Ndryshe, OBSH beson se vaksinat mund të ndalin gonorrenë./Arbreash.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme