Krevati juaj, frigoriferi, edhe pjesë të tjera të shtëpisë mund të fshehin substancat që shkaktojnë kancerin. E çuditëshme por e vërtetë. Ja se çfarë mund të bëni në lidhje me këtë, sipas ekspertëve të lartë të toksikologjisë:
-Divani juaj i preferuar mund t’ju “vrasë”, dhe jo vetëm për shkak se ju largon nga aktiviteti që mund të jeni duke bërë ndërkohë që rrini shtrirë por sepse: Shumë divanë, dyshekë dhe mobilje të tjera krijohen me një lloj flake që njihet për shkaktimin e kancerit , pra është kancerogjene. Kjo lloj flake është përdorur aq shpesh para vitit 2013 sa nga një studim i Universitetit “Duke”, ajo u gjënd në gjakun e të gjithë atyre që u testuan. Është gjithashtu një nga dhjetë kimikatet më të shpeshta të gjetura në pluhurat e shtëpisë. Cfare mund të bëni? Konsideroni zëvendësimin e mobiljeve që keni blerë para vitit 2013, dhe kontrolloni etiketat e mobiljeve për çdo blerje.
-Kadmiumi është një nënprodukt që shkakton kancerin dhe që ndodhet dhe tek tymi i cigareve. Nëse pini duhan në shtëpinë tuaj, kadmiumi dhe nënproduktet e tjera të tymit të cigareve mund të qëndrojnë në sipërfaqe të buta si perdet dhe qilimi – madje edhe pas aromës së tymit. Çfarë mund te bëni? Ndaloni së konsumuari cigaren.
-Substanca që shkaktojnë kancerin janë të pranishme dhe në transformatorët elektrikë si p.sh frigoriferi juaj. Rrjedhimisht dhe ushqimi është një tjetër burim kryesor i ekspozimit. Çfarë mund te bëni? Hiqni ato pajisje të vjetra dhe ndriçime fluoreshente.
-Substanca të pastrimit kimik janë gjithashtu një kancerogjene dhe mund të ruhen kudo që keni veshjet tuaja të pastra, dhe në dollap. Çfarë mund te bëni? Vishni doreza kur lustroni këpucët dhe nëse pastroni rrobat tuaja, përpiquni të gjeni një pastrues të thatë .
Kjo është pjesa e vitit kur na bien më shumë flokë, por e dini përse? Zbulojeni më poshtë
Në shoqërinë tonë, një kokë me flokëve të gjatë të shëndetshëm, të dendur i jep fytyrën një shkëlqim tërheqës dhe rinor, por jot ë gjithë e kanë fatin të kenë flokë të tillë. Me kalimin e viteve, koha “vjedh” lëkurën tonë të tendosur dhe flokët tona të bukura dhe të shumta. Një studim i ri ka zbuluar se mosha nuk është I vetmi faktor për humbjen flokëve. Në fakt, vjeshta është stina më e njohur në të cilën vëmë re një rënie të madhe të flokëve. Një hipotezë është që flokët të cilët na shërbejnë për të mbrojtur kokën nga dielli dhe rrezët e nxehta me freskimin e kohës nuk janë më aq të nevojshme dhe fillojnë bien. Pra nevoja biologjike për këtë kokë me shumë flokë zvogëlohet, që do të thotë humbje e flokëve rritet. Kjo është mënyra të cilën trupi jonë përdor për t’ju përshtatur kohës.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...