Ish Presidenti Barack Obama ka zbuluar se kur ishte fëmijë ai e kishte grushtuar një mik të tij dhe ia kishte thyer hundën, vetëm sepse e kishte ofenduar mbi racën.
Obama tregoi historinë gjatë një episodi të “Renegades” me muzikantin Bruce Springsteen, ndërsa ka theksuar se në SHBA njerëzit përdorin epitete racore për të vetën të ndihen më të rëndësishëm dhe për të kërkuar pushtet mbi të tjerët, transmeton portali arbresh.info
“Kur isha në shkollë kisha një mik. Luanim basketboll bashkë”, tha Obama, “por, njëehërë u zumë keq, pasi ai më ofendoi në bazë racore. Më kujtohet që iu hodha në fytyrë me grusht dhe ia theva hundën”.
Ish presidenti tha se ekziston një psikologji e ngjashme prapa përdorimit të sharjeve racore dhe çnjerëzimit të njerëzve në mënyra të tjera.
“Ajo për të cilën flas unë është një pohim i statusit mbi tjetrin. Pavarësisht se çfarë jam, mund të jem i varfër, injorant, i lig, i shëmtuar, i pakënaqur, por ti e di çfarë nuk jam? Unë nuk jam ti”, shtoi Obama.
“Kjo psikologji themelore që institucionalizohet atëherë përdoret për të justifikuar çnjerëzimin e dikujt, duke përfituar nga fyerjet dhe ngacmimet tjera”, shtoi ai./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...