Flori vjen në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan për të kujtuar jetën e vështirë të nënës së tij. Në fshatin e saj të lindjes, zakoni ishte që vajzat të martoheshin brenda tij për të qenë sa më pranë prindërve. Ndaj, kështu ndodhi edhe me nënën e tij, asokohe 12 vjeçe, e fejuan me një djalë 15 vjeç.
Por teksa dy të miturit nuk njiheshin aspak, kur djali u bë 18 vjeç, ndërron jetë. Për të ruajtur miqësinë mes familjeve, merret vendimi që nëna e Florit, e cila ishte tashmë 15 vjeçe, të fejohej me vëllanë e ish-të premtuarit të vdekur.
Flori: Vendosën që ta fejonin me vëllain e të fejuarit, por ai ishte 13 vjeç. Dhe kështu u bë, të paktën u plotësua dëshira e krushqve ose miqësitë.
Ardit Gjebrea: Pra ai është babai yt?
Flori: Po.
Ardit Gjebrea: Ai që e fejuan atëherë dhe ishte dy vjet më i vogël se mami yt?
Flori: Po. Pas dy vjetësh bëjnë martesë. Babai 15 vjeç, nëna 17 vjeç që më kujton atë libërkomedinë e Çajupit.
Ardit Gjebrea: Si u bë dasma, 15 vjeç u bë dhëndër ai? 15 vjeç dhëndri dhe 17 nusja, u martuan?
Flori: Po, u martuan.
Ardit Gjebrea: Mami shkoi në shtëpinë e dhëndrit, shkoi nuse?
Flori: Nuse, siç ishte atëherë në ato kohë me krushq e të gjitha, me vello, me duvak. Pas 3 vjetëve, vjen në jetë fëmija i parë, unë jam i dyti. Vazhdoi e vazhdoi…
Ardit Gjebrea: Sa fëmijë u bënë?
Flori: 6, 4 vëllezër e 2 motra. Kështu, kryen detyrimin ushtarak babai, e lë vetëm dy vjet aty, nën kujdesin e prindërve.
Ardit Gjebrea: Pas 4 vitesh që nëna shkoi në shtëpi, çfarë ndodhi?
Flori: Pas 4 vitesh ndërroi jetë gjyshja e shtëpisë sepse kur shkoi nuse gjeti gjyshen, pastaj u sëmur vjehrra.
Ardit Gjebrea: Pas sa kohësh?
Flori: 4 vjet pas gjyshes, në të njëjtin muaj, në Janar.
Ardit Gjebrea: Pra në Janar iku vëllai i vogël, në Janar iku gjyshja, në Janar iku mamaja? Dhe çdo 4 vjet, Janar?
Flori: Po. Dhe kështu vazhdoi. Pastaj filluan paragjykimet sepse si nuse që vinte me këmbë jo të ndershme, si mund ta quash, jo me këmbë të mbarë dhe po shihej me atë syrin…
Ardit Gjebrea: Që kur të kalojnë 4 vjet dhe të vijë Janari, të gjithë të tmerruar çfarë do ndodhë.
Flori: Dhe në fakt ndodhi.
Ardit Gjebrea: Pas 4 vitesh? Në Janar?
Flori: Po.
Ardit Gjebrea: Kush vdiq?
Flori: Babai./tvklan.al
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...