Rrezikoi të shkonte në burg për vrasjen e bashkëshortes Alessandra Agostinelli, me 13 goditje me thikë në 2014-n.
E në fakt, përfundon në burg për vjedhjen e një akulloreje.
Për vrasjen barbare të gruas në Alatri të Italisë, Emiliano Frocione ishte dënuar vetëm 9 vjet, duke përfituar edhe ulje të dënimit dhe zëvendësimin e tij me qëndrimin në një rezidencë psikiatrike.
Pikërisht nga një shpërndarës i klinikës vodhi akulloren dhe kjo e çoi në burg.
Vrasja ndodhi më 9 shtator, katë vite më parë, sipas Corriere della Sera.
Gruaja ishte 34 vjeç atëherë. U gjet në një lumë gjaku, pa jetë, nga i biri i cili asokohe ishte vetëm 14 vjeç dhe sapo kishte hyrë në shtëpi pas një loje futbolli.
I ati ishte gjithashtu në tokë, pa ndjenja, për shkak të tentativës së vetvrasjes.
Çifti kishte pak kohë që ishin ndarë, mbase për shkak të vështirësive ekonomike, pasi të dy ishin të papunë dhe dyshohet se kjo ka qenë iarsyeja e tragjedisë.
Në atë rast, burri ia kishte dalë të evitonte burgun, për shkak të gjendjes psiqike dhe u shtrua në një klinikë psikiatrike.
Kanë qenë pikërisht drejtuesit e institucionit që kanë bërë kërkesë në gjykatë për burg, pasi Frocione kishte vjedhur disa herë akullore nga makineta automatike.
Gjykata pranoi kërkesën dhe burri përfundoi pas hekurave të burgut./oranews/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...