Është e kotë të ngecesh pas diçkaje që nuk të jep kënaqësi. Mjedis toksik, shef antipatik, kolegë të bezdisshëm dhe shumë kuriozë, punë me ngarkesë të tepërt…etj.
Është normale që në punë të mbingarkoheni me detyra, pasi pikërisht për këtë jeni punësuar, por gjithçka ka një limtit dhe ndonjëherë këto limite shkelen, megjithatë nuk keni kohë as të ndaloni të mendoheni sepse duhet të punoni për të mbajtur familjen tuaj.
Megjithatë, mos lejoni që trupi dhe mendja juaj të sëmuren për shkak të një pune që nuk iu jep kënaqësi ta bëni. E dimë të gjithë se sa e vështirë mund të jetë t’ia nisësh nga fillimi, por nuk është kurrë vonë për të filluar një karrierë të re.
Mendoni për të gjitha aftësitë dhe kapacitetet tuaja dhe mos kini frikë të rrezikoni. Gjithashtu mos prisni t’ju shfaqet para puna e përsosur.
Kapni mundësinë dhe jeta juaj do të transfromohet, sigurohuni që të keni besim në vetvete dhe vendosni në praktikë gjithçka që keni mësuar. Asnjëherë nuk vjen koha e duhur për të braktisur diçka dhe për të nisur diçka tjetër. Kohën e duhur e vendosni ju.
Ndonjëherë kemi nevojë të mbyllim një portë që na sjell dhimbje në mënyrë që të hapet një tjetër plot mundësi pozitive.
Shëndeti juaj varet nga zgjedhjet tuaja.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?