Televizioni dhe në përgjithësi mediat përfaqësojnë një formë argëtimi prej të cilës nuk mund të shpëtojnë as fëmijët.
Megjithatë, sa kohë i duhet një fëmije në të vërtetë për të parë televizor pa u bërë i varur prej tij?
“Ekspertët për fëmijët e vegjël deri në 3 vjeç rekomandojnë më pak se një orë shikim pasiv të televizionit në ditë,” shpjegon Dr. Christy Goodwin, një konsulente për prindërimin në epokën dixhitale, transmeton portal arbresh.info
“Ndërsa nuk e rekomandoj ‘mbretërimin e lirë’ kur bëhet fjalë për fëmijët e vegjël para ekraneve, mendoj se disa aspekte të tjera të rëndësishme po anashkalohen”, shtoi ajo.
Dr. Goodwin shton se gjëja më e rëndësishme është se koha e kaluar para ekranit nuk zëvendëson përvojat e tjera legjitime për të cilat mësojnë fëmijët e vegjël dhe që u nevojiten për zhvillim optimal:
“Këto përvoja përfshijnë lojën krijuese, ndërveprimin me bashkëmoshatarët, familjen dhe aktivitetin fizik”, shtoi ajo.
Është shumë e rëndësishme të zbatohen kufijtë në mënyrë që të inkurajohet një marrëdhënie e shëndetshme me teknologjinë dhe në këtë mënyrë t’i mundësohet fëmijës të zhvillojë zakone pozitive mediatike më vonë në fëmijëri./arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...