Ju duhen vetëm dy sende të thjeshta për një gjumë më të mirë gjatë natës, ka zbuluar një mjek.
Duke folur në një podcast, mjeku James Alvarez tha se nëse e keni problem të flini, duhet të provoni këtë metodë dhe krejt çfarë ju duhet është një laps dhe një letër, shkruan The Mirror.
“Nëse keni mendime të mundimshme, ose i hyni mendimeve shumë para se të shkoni në shtrat, mbani një copë letër dhe një laps. Pse një laps dhe jo stilolaps? Sepse një laps funksionon gati 100 për qind”.
Eksperti sugjeron që të shkruani gjërat të cilat po i mendoni gjatë natës, para se të flini.
Duke qenë i keni shkruar të gjitha këto mendime, mendja e juaj mund të pushojë derisa bëheni gati të flini.
“Tani mendimet i keni jashtë kokës, jeni ‘çliruar’ dhe ndonjëherë kjo e bën më të lehtë të flini. E kuptoni se nuk do të keni nevojë t’i mbani më mendimet në kokën tuaj. Mendimet i keni në letër, dhe do të jetën aty për ju në mëngjes”, potencoi mjeku.
Nëse keni probleme me gjumin, ja vlen t’ia jepni një mundësi kësaj metode.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...