Google ADS

Nuk ju zë gjumi shpejt? Zbuloni pozicionin ideal

02:25 | 14 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Të gjesh menjëherë pozicionin për të fjetur, nuk është aspak e lehtë. Ka nga ato ditë kur e ndiejmë tensionin e orëve pafund të lodhshme, por ndodh që edhe me të nxehtin të na vështirësohet puna.

Pozicioni që zgjidhni për të fjetur është ai që ndikon në kalimin e një nate të rehatshme.

E gjitha lidhet me frymëmarrjen e, sipas ekspertëve, qëndrimi në anë mundëson qarkullimin më mirë të ajrit në trup.

Ndërsa pozicionimi me bark apo kurriz nuk e krijon një mundësi të tillë, për shkak të presionit në të gjithë sipërfaqen e trupit.

Tani që i morët këto këshilla, bëhuni më vigjilentë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme