Duhet të bëni ç’është e mundur t’i shmangni këto situata.
Në situata të vështira çdo prind mund të dalë nga situata dhe sillet keq me fëmijën e tij duke i bërtitur. Kjo gjë ndodh edhe për shkak se fëmijë të pabindur nuk dëgjojnë asgjë dhe në raste të tilla ngritja e zërit bëhet e pashmangshme.
Veçse, mendoni pak se si mund të ndihet një fëmijë të cilit i bërtet duke i thënë fjalë të papëlqyeshme?! Cikli i situatës, në këto raste, është i shkurtër; fyerje, mbrojtje, mbyllje bisede!
Së pari, duhet të dini që po i ushqeni fëmijës të njëjtin inat e agresivitet me të cilin po i flisni. Duhet të bëni ç’është e mundur t’i shmangni këto situata.
Kemi për këtë disa propozime:
1. Ndihmoje të ndërgjegjësohet se është gabim
2. Ndrysho mënyrën e komunikimit
3. Ndrysho mënyrën me të cilën i drejtohesh kur je i nxehur, në asnjë rast nuk do të vlejë!
4. Përmirëso gjuhën
5. Mëso t’i thuash jo për teka të kota
6. Përqendrohu vetëm te situata ku është gabuar e mos i kujto ngjarje të së shkuarës
7. Mendo pozitivisht
8. Përkëdhele fëmijën në rastet kur të bindet.
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...