Google ADS

Nuk e gjente tabletin, nëna shqelmon vajzën tre vjeç

22:46 | 8 Janar 2018
Trina Galanxhi

Tre fëmijë janë marrë në kujdesin e shtetit në Argjentinë, pasi janë publikuar filmimet e tmerrshme të nënës së tyre duke abuzuar me ta.

Në video është shfaqur ajo duke e goditur me shqelma dhe duke e kapur për flokësh vajzën e saj tre vjeçe, pasi e akuzonte se e kishte humbur tabletin, shkruan “Daily Mail”, transmeton portali arbresh.info

Video u filmua nga një dëshmitar i panjohur në shtëpinë e tyre në qytetin Bahia Blanca, në provincën lindore të Argjentinës të Buenos Aires.

I gjithë irritimi i nënës ndaj fëmijës së saj kishte filluar me humbjen e tabletit, të cilën ajo nuk e gjente.

Videoja është publikuar më pas në Facebook dhe ka marrë mijëra shpërndarje dhe komente.

Ende nuk dihet nëse nëna është arrestuar apo është gjobitur në lidhje me rastin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme