Ajo që duhet të dimë është se nuk ekziston asnjë garanci që ai nuk do të tradhtojë kurrë. Mbani mend se për sa kohë që ekziston vullneti i lirë, partneri juaj ka mundësi t’ju tradhtojë.
Megjithatë, gratë e zgjuara bëjnë këto gjëra:
1- Ato e përqafojnë partnerin e tyre çdo ditë
Elementi fizik i marrëdhënies suaj është e rëndësishme. Këtu përfshihen; kapja dorë për dore, të parit në sytë e njëri-tjetrit, puthjet, kujdesi, përkëdhelja dhe të bërit dashuri.
Përqafimet kalimthi, një puthje në një moment të përshtatshëm apo ndonjë gjest dashurie që ju mund të bëni gjatë ditës janë disa prej elementëve që mund ta bëjnë të shëndetshme marrëdhënien tuaj.
2- Ato gjejnë kohën për biseda të vërteta
Nëse ju nuk komunikoni me partnerin rregullisht, si mund të prisni të dini se çfarë ndjen ai? Si mund ta di ai si ndihesh ti, nëse nuk i tregon asgjë? Kushtojini 15 minuta në ditë njëri-tjetrit dhe bisedoni, thjesht bisedoni.
Në një ditë me humor të mirë ju mund të flisni për vlerësimin dhe dashurinë që keni për njëri-tjetrin. Kur nuk jeni në humor të mirë, diskutoni për çështjet dhe problemet që ju shqetësojnë, por bëjeni natyrshëm jo duke thënë ‘duhet të flasim’.
3- Ato dinë se si ‘të jenë aty për të’
Ju nuk mund t’i plotësoni nevojat e partnerit tuaj, nëse nuk e kuptoni se cilat janë ato. Gjëja më e vogël që do të vëreni dhe do t’i përgjigjeni me pozitivitet ndihmon marrëdhënien tuaj të bëhet edhe më e fortë.
Mos harroni gjithashtu se nëse partneri juaj ju tradhton, kjo ka raste që nuk varet nga ju. Megjithatë, nëse ju i jepni atij dashuri dhe vëmendjen që meriton, shanset që ai t’ju tradhtojë do të zvogëlohen sepse dashuria juaj do ta bëjë të ndjehet mirë.
A mund t’ia dilni edhe ju? /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...