Një notar 99 vjeçar australian duket se ka thyer një rekord botëror për moshën e tij në në not në stil të lirë 50m.
George Corones theu rekordin e vendosur prej 56.12 sekondash në një event zyrtar në Queensland – një etapë e re për kategorinë nga 100 në 104 vjeç.
Ai klipsoi rekordin e vendosur në 2014-n, duke kapur kështu kohën prej 35 sekondash.
“Ishte një notim ekzempar për mua, i mirëbalancuar…..dhe isha gati të godisja murin shumë fort me dorën time në fund”-i tha ai BBC-së.
99 vjeçari shton se ishte shumë i shastisur nga turma e zhurmshme në “Bregun e artë” të Mërkurën. Eventi, në të cilin ai ishte anëtari i vetën, ishte ngritur enkas për të që të thyente rekordin.
Rekordmeni Corones, nga Brisbane, thotë se ka qenë një notar shumë i mirë në rininë e tij, por i është rikthyer notit sërish në moshën 80 vjeçare.
“Hoqa dorë në fillimin e luftës së dytë botërore dhe nuk e dija që bëja ndonjë notim kush e di çfarë, derisa u tërhoqa nga noti”-thotë ai.
“Nisa të notoj sërish për ushtrime fizike”
Ai shton se të garojë ishte një sfidë e vërtetë fizike, por ishte diçka e menaxhueshme me përgatitje. Para garës ai notonte tri herë në javë dhe i nënshtrohej seancave gjimnastikore.
“Në këtë moshë do një farë kohe të përgatitesh….lodhesh shumë më shpejt, por nëse e bën me ndjenjë, shpërblimi është stratosferik”-thotë ai
George ia kushton suksesin e tij vullnetit dhe teknikës.
“Dhjetra hapa të para ishin të mirëbalancuara dhe hileja është të ngrihesh pak nga pak, duke shtuar vullnetin në çdo hap.-rrefen rekordmeni 99 vjeçar.
“E bëra këtë gjë deri në 10 metërshin e fundit dhe e dija që do isha i lodhur dhe i këputur, por ama ia dilja”
Rekordi i mëparshëm ishte 1:31.19, i vendosur nga notari anglez John Harrison në 2014-n.
Gara e z. Corones zuri vend pak para garave të notit që zhvillohen muajin e ardhshëm në Australi.
Drejtuesi i eventit “Swimming Australia” tha se rekordi varej nga verifikimi i Federatës Ndërkombëtare të Notit.
“Nuk jam më djalë i ri në të gjithë kuptimet, por po shoh vetëm para dhe, e thënë në kofidencë, besoj se do ia dal më së miri”-përfundoi ai./Oranews/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...