Sa rroba keni në garderobën tuaj që s’i vishni vetëm sepse kanë një njollë të çuditshme që s’ia keni idenë ku e bëtë?
Përgjigjen e dimë ne, kështu që po ja u japim zgjidhjen se si të shpëtoni prej tyre?
Zhytje në lëng limoni
Lëngu i limonit është fantastik kur vjen puna te nxjerrja në pah e bardhësisë së një këmishe, fundi a fustani. Përzieni gjysmë filxhani lëng limoni me afro 4 litra ujë të nxehtë. Zhysni brenda lëngut në fjalë rrobën që dëshironi të zbardhoni dhe lëreni për një orë ose më mirë akoma, përgjatë gjithë natës, shkruan anabel. Lëngu i limonit ndihmon edhe në heqjen e njollave të ndryshkut. Fërkojini me gjysmën e limonit të prerë dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Më pas lajini normalisht.
Besojini diellit, zbardhuesit numër një
Sapo t’i keni larë rrobat, ekspozojini menjëherë në dritën e diellit. Ndryshe nga tharësit artificialë, rrezet ultravjollcë veprojnë njësoj si detergjentët zbardhues.
Uthull (e bardhë jo e verdhë)
Gjatë larjes së rrobave të bardha, e mira është të shtoni krahas detergjentëve edhe pak uthull, aq sa ju ta shihni të arsyeshme (gjysmë filxhani ndoshta).
Sodë buke
Njësoj mund të veproni edhe me sodën e bukës (sodium bicarbonate), tepër e ngjashme me sodën specifike për larjen e rrobave (sodium carbonate).
Sekreti i blusë
Bluja dhe e verdha janë ngjyra plotësuese të njëra- tjetrës. Kështu, duke shtuar një detergjent blu kompensoni ngjyrën e verdhë që mund të kenë fituar rrobat tuaja.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...