Bukuria vjen me një çmim, që të gjitha femrat duket se paguajnë në varësi të asaj çfarë kërkojnë.
Nxirja articiale , flokët e shtuara, vetullat tatuazh, operacionet plastike dhe ndërhyrjet estetike mund të kenë jo pak efekte anëse, por ajo që nuk dinit është se dhe një manikyr apo pedikyr i thjeshtë shoqërohet me disa probleme shëndetësore.
Sipas WebMD manikyrët mund të përmbajnë kimikate toksike si dibutil ftalati, toluen dhe formaldehid,.
Të tre kimikatet e përfshira në studim konsiderohen si një “trio toksike” sepse ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj këtyre kimikateve specifike mund të çojë në probleme serioze shëndetësore.
Toluen: Përdoret për të mbajtur përbërësit e mnikyrit të bashkuar në formë likuide dhe gjendet gjithashtu në benzinë. Ekspozimi ndaj këtij kimikati shkakton dëme në sistemet nervore dhe riprodhuese. Simptomat përfshijnë dhimbje koke dhe acarim të syve e fytit.
Formaldehidi: Ky kimikat i shtohet manikyrëve si një agjent i ngurtë për të dezinfektuar manikyret . Ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj këtij kimikati është i lidhur me rritjen e shpejtë të qelizave anormale.
Dibutil ftalat: Sipas Business Insider ky përbërës është i ndaluar në disa vende evropiane,pasi është i njohur si një përbërës që shkakton dëme në organet riprodhuese.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...