Një burrë pakistanez ka thënë se është i varur nga ngrënia e gjetheve të pemëve.
Mehmood Butt, 50 vjeç, nga Gujranëala, një distrikt në provincën Punjab, ka theksuar se për shkak të varfërisë dhe pamundësisë për të ngreënë ushqim, për 25 vite me rradhë ai është ushqyer me pemë, transmeton portali arbresh.info.
Fillimisht ai kishte filluar të hante dru, ndërsa ka shtuar duke thënë se ‘varfëria në familje kalonte kufijtë dhe ishte shumë e vështirë të haja një vakt’.
“Kam menduar se është më mirë të ha drunjë sesa të kërkoj nëpër rrugë”, ka thënë ai.
“Ngrënia e drurit dhe e gjetheve tashmë më është bërë zakon”, ka shtuar ai.
Ai tani fiton rreth 5 dollarë në ditë për transportin e gjërave nga një vend në vendin tjetër./Arbresh.info
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...