Dhënia e gjakut është një nga gjërat që shpëton jetën e dikujt, dhe një nga gjërat më fisnike që një njeri mund të bëjë.
James Harrison e merr dhënien e gjakut shumë seriozisht, aq seriozisht saqë për 60 vite ai dhuron plazmë gjaku çdo javë, por ka diçka më të veçantë rreth asaj që rrjedh në venat e James-it.
Në vitin 1951, në moshën 14 vjeçare James kishte një operacion gjoksi ku hoqi një mushkëri, gjatë operacionit James ka pranuar 13 litra gjak që i kanë shpëtuar jetën. Kjo e inspiroi James-in që të dhurojë gjak.
Në vitet e 60ta ishte zbuluar se James kishte një antitrup të veçantë në gjakun e tij. Ai është përgjegjës për injeksionin Anti-D.
Ai punoi me doktorët që përdorën antitrupat e tij për të krijuar një injeksion. Ai injeksion deri më tani ka shpëtuar jetët e më shumë se 2 milionë bebeve.
Ky injeksion jetëshpëtues u jepet nënave që rrezikohen nga sulmi i një sëmundjeje që njihet si sëmundja Rhesus gjatë shtatzënisë. Çdo pjesë e kësaj Antidote që është prodhuar në Australi, ka ardhur nga gjaku i James-it, vërtet një hero!
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...