Njihuni me njeriun që jeton prej 20 vitesh në një ishull të shkretë

01:22 | 22 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Është zbuluar Robinson Crusoe në jetën e vërtetë. Ai është ish-milioneri David Glasheen, i cili u transferua në ishullin Restoration, në Australisë Veri-Lindore, në maj të vitit 1997 pasi humbi gjithë pasurinë e tij në pas rrëzimit të bursës së vitit 1987.

Glasheen i cili më parë kishte shumë prona tani jeton në një kasolle prej druri vetëm me qenin e tij të besueshëm Polly, trasnmeton oranews.

Por pavarësisht se ka energji elektrike të kufizuar dhe ballafaqohet në beteja të rregullta me kafshët e egra ai këmbëngul se ndihet i sigurtë në ishull.

“Këtu ka gjarpërinj, merimanga, krokodila por është më i sigurtë se në shumë pjesë të tjera të botës ku dëgjon për sulme terroriste,”- ka thënë 73-vjeçari. “E dua këtë vend sepse këtu ndjehem i sigurtë.”

Davidi, i cili ka lindur në Sydney nga një familje irlandeze, u shpreh se nuk ka asnjë vend tjetër më të mirë se sa në parajsën natyrore të tij.

“Unë dua të vdes këtu. Kjo është parasja ime në tokë.”

castaway1 castaway4 castaway5 nintchdbpict000332915683 nintchdbpict000332915695 nintchdbpict000332916015

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme