Me kalimin e viteve rrudhat që shfaqen në fytyrë janë një problem i vërtetë për shumë njerëz. Por për luftimin dhe parandalimin e tyre ju vjen në ndihmë një maskë natyrale, e cila përgatitet shumë thjeshtë, pasi ka nevojë vetëm për mjaltë, vezë, kos dhe vaj ulliri.
Në një enë hidhni një lugë mjaltë, një të verdhë veze, dy lugë kos dhe një lugë vaj ulliri. Përziejini të gjithë këta përbërës, deri sa të përftohet një masë kremoze. Këtë masë aplikojeni në fytyrë, të cilën duhet ta keni larë më parë.
Lëreni të veprojë për 30 minuta dhe më tej shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët. Përdoreni dy herë në javë një maskë të tillë dhe do të shikoni që rezultati do të jetë mbresëlënës.
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...