E mbani mend herën e fundit kur ju ka ngelur hatri për diçka? Mund të ketë ndodhur dje, pak minuta më parë, nuk ju ndodh kurrë ose nëse i përkisni tre shenjave të mëposhtme, duhet të dini se hatërmbetja është ”arma” juaj më e fortë.
Mund të duket si diçka fëmijërore në pamje të parë, por disa njerëz ndihen vërtetë të cënuar dhe nuk duan të shohin përtej interesit personal. Natyrisht që një rol të madh më mënyrën se si reagoni kur iu ngel hatri luan edhe shenja juaj e horoskopit. Por cilat janë shenjat, të cilave iu ngel hatri direkt?
1-Virgjëresha
Njihet si një ndër shenjat më korrekte të horoskopit, me shumë ambicie, perfeksioniste e lindur, dhe shumë kërkuese tek vetja e të tjerët, por ama mbetjen e hatrit e ka të theksuar. Nëse diçka nuk shkon sipas planit të saj, i ngel menjëherë hatri dhe mban qëndrim ndaj personit tjetër.
2-Peshqit
Të lindurit në shenjën e Peshqve mërziten për çdo gjë që i rrethon dhe dëshirojnë që të tjerët të kuptojnë ndjenjat e tyre. Kjo është e pamundur, pasi secili ka mendjen dhe karakterin e tij. Kur nervat e tyre testohen, nuk kanë durim të mirëkuptojnë të tjerët dhe mërziten shpejt. Në përgjithësi mendojnë se puna e tyre nuk vlerësohet aq sa duhet dhe i ngel hatri shumë shpejt. Ata mbajnë vendin e parë, si shenja që i ngel hatri më shumë dhe qajnë vazhdimisht në momentin e parë që preken emocionalisht.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...