Ju prezantojmë katër prej tyre
Binjakët janë një nga shenjat më altruiste, punëtore dhe ambicioze të zodiakut. Nuk është aspak e lehtë të përshkruash të lindurit në këtë shenjë, pasi karakteri i tyre i ngjan një thikë me dy presa, e për fat të keq sot do ju zbulojmë anën e tyre më të errët.
Janë të paparashikueshëm: Është e vështirë të hamendësosh sesi mund të reagojnë Binjakët në situata të ndryshme, dhe për këtë duhet t’u vini fajin natyrës së tyre dualiste. Në varësi të gjendjes së tyre mund t’i prisni të gjitha. Janë të prirur drejt luhatjeve emocionale dhe shpesh përballen me konfliktet mes emocioneve dhe intelektit të tyre. Binjakët kanë një personalitet shumë kompleks dhe kontradiktor.
Janë konfuzë: Personaliteti kompleks i binjakëve mund t’i bëjë ata të ndjejnë dashuri dhe urrejtje në të njëjtën kohë. Kjo i bën ata konfuzë në lidhje me ndjenjat e tyre të vërteta. Kjo situatë i shqetëson vazhdimisht dhe i bën nervozë.
Janë sipërfaqësorë: Binjakët janë shenjë ajri dhe si një shenjë e tillë përfaqësojnë lëvizjen. Kanë nevojë gjithmonë për të bërë diçka të re, dhe çuditërisht përfundojnë duke u mërzitur shpejt me gjërat që janë duke bërë. E kanë të vështirë të jenë të fokusuar dhe të gjejnë drejtim në jetën e tyre, dhe shpesh duken sipërfaqësorë.
Janë hipokritë: E dinim prej kohësh që Binjakët janë shenja më e pavendosur dhe e dyzuar e horoskopit, por mesa duket të lindurit nga 21 maji deri më 21 qershor janë edhe më hipokritët sipas astrologëve. Personat që i përkasin kësaj shenje nuk janë kurrë të kënaqur me atë që kanë dhe kërkojnë gjithmonë e më shumë, por këtë e bëjnë duke u shtirur, mashtruar dhe gënjyer njerëzit që kanë pranë. Në përgjithësi flasin pas shpine dhe kur kapen me presh në duar, mundohen t’ju hedhin hi syve duke ju manipuluar./lexo
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...