Google ADS

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që ua bëjnë 8 me 2 të dashurve

01:49 | 21 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Jeta në çift do të ishte më e thjeshtë nëse do të kishim një libër me përgjigjjet e gatshme për çdo situatë të vështirë që hasim gjatë marrëdhënieve që krijojmë, por ja që dashuria nuk ecën mbi bazë rregullash e llogarish.

Mirëpo shenjat e mëposhtme kanë vendosur të shenjojnë territorin e tyre duke zgjedhur të jenë ata dominantët në çift. Ju të tjerët kot bëni gëk-mëk, pasi vetëm këto shenja ua bëjnë 8 me 2 partnerëve.

Luani – Njerëzit e kësaj shenje duan të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, të marrin ata vendimet, t’u dëgjohet fjala deri në fund (mundësisht të mos ua kthesh fare), ndaj keq e keni po u lidhët me ta pasi janë ata dominantët.

Shigjetari – Personat e kësaj shenje kanë sensin e lirisë dhe nuk u pëlqen të jenë të nënshtruar, prandaj dashur pa dashur ata do të jenë partnerë dominantë në një marrëdhënie. Nuk ka shanse t’u kërkosh ku janë apo ku ishin, pasi jo vetëm që nuk denjojnë t’u përgjigjen, por as që duan të ndërhyni në zgjedhjet e kësaj natyre. U pëlqen të bëjnë sipas kokës së tyre.

Bricjapi – Bricjapët njihen si njerëz të displinuar dhe asgjë tjetër nuk i irriton më shumë se sa kur punët nuk bëhen ashtu siç duan. Duke qenë se u pëlqen të udhëheqin jetën në mënyra të ndryshme, kthehen edhe në partnerë dominantë./lexo/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme