Njihuni me 2-vjeçarin që pi 2 paketa cigare në ditë

11:08 | 2 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Rapi Ananda Pamungkas është vetëm 2 vjeç dhe tashmë është në qendër të një debati pas një video të shfaqur në internet, ku paraqitet ai duke pirë duhan.

Rapi i cili jeton në Indonezi, filloi pirjen e duhanit përderisa nëna e tij punonte në treg, transmeton portali arbresh.info

Një ditë ai gjeti një cigare të ndezur në rrugë, e morri dhe pasi e piu tha se ishte “shumë e shishme”.

Pas kësaj dite ai është bërë i varur nga pirja e duhanit.

Indonezia ka një nga normat më të larta të pirjes së duhanit në botë dhe rreth 9% e fëmijëve nën moshën 18 vjeçare klasifikohen si duhanpirës të rregullt.

Ekspertët kanë bërë thirrje që ai të ndalojë pirjen e duhanit, përndryshe do të ketë dëmtime të mëdha në tru./arbresh.info/

https://www.youtube.com/watch?v=Rdn9ZJRUmho

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme