A jeni të sjellshëm, të kujdesshëm dhe shumë të shqetësuar në të njëjtën kohë? Është kjo një ndjesi që ju mban gjatë në një ditë? Nuk jeni vetëm. Si ju, ka edhe shumë persona të tjerë që, nga nevoja për t’ju pëlqyer të tjerëve, sforcojnë veten pa e kuptuar. Mos lejoni t’ju ndodhë kjo gjë, thjesht dhe vetëm nga dëshira për të qenë të mirë me të tjerët.
E nëse nuk jeni vetë një person ankthioz, por keni të tillë rreth jush, shpesh mirësia, kujdesi dhe vëmendja e tyre e tepruar, mund t’ju bëjnë të ndiheni keq. Kini parasysh këto fakte rreth TYRE, për t’i kuptuar ata më mirë:
1. Ata nuk e kanë problem as të kërkojnë falje dhe as të marrin fajin përsipër. Madje ndonjëherë, për t’i thjeshtuar gjërat, zgjedhin të mbajnë për vete fajin e të tjerëve.
2. Shqetësohen vazhdimisht se mos ju nuk i pëlqeni ata, ose bezdiseni prej tyre.
3. Ata janë të dashur dhe njëkohësisht luftarakë. Këta shpirtra të ëmbël nuk kanë frikë t’u qëndrojnë besnikë bindjeve të tyre.
4. Janë vazhdimisht të shqetësuar. Shqetësimi, është një nga gjërat më të këqija të tipave ankthiozë, sepse është një ndjenjë që nuk mbaron.
5. Ata më tepër japin, sesa marrin.
6. Falin shumë lehtë, saqë shpesh vuajnë pasojat e faljes në mënyrë të përsëritur të personit të gabuar. Përfundojnë duke u shfrytëzuar prej tyre.
7. Nuk bëjnë kurrë manovra për të fituar pushtetin në një lidhje. Vazhdimisht marrëdhëniet luhaten mes asaj se, kush është dominanti dhe i nënshtruari i lidhjes. Me tipat ankthiozë, ndodh që ata vetë zgjedhin të jenë të nënshtruarit, vetëm për të kënaqur partnerin.
8. Emocionet e tyre janë shumë të vështira për tu larguar.
9.Ankthiozët, e teprojnë duke kërkuar falje, sidomos kur ata vetë janë në faj, sepse duan që të gjithë të jenë të lumtur dhe të kënaqur.
10. Ata bëjnë gjithçka për të mos lënduar njerëzit. Duhet ta dini, që tipat që vuajnë nga ankthi, janë disa prej njerëzve më të dashur që do të takonit. Ata zgjedhin të vuajnë për vete, vetëm që të mos bëjnë keq.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...