Një studim i kohëve të fundit i kryer në universitetin e Oakland-it në Miçigan, ka dalë në përfundimin se njerëzit që tentojnë të ruajnë marrëdhënie shoqërore me ish partnerët e tyre, kanë një probabilitet të lartë të vuajnë nga çrregullimi psikologjik i psikopatisë.
Studimi, i kryer nga shkencëtarët në Universitetin Oakland, vëzhgoi tiparet e personalitetit të 861 personave, si dhe historitë e marrëdhënieve të tyre të dashurisë.
Pasi u pyetën në lidhje me partnerët e tyre aktual dhe nëse ishin miq me ish partnerët , atyre i’u dorëzua një pyetësor i cili përcaktonte cilësitë narcistike dhe psikopatike të personalitetit.
Si rezultat i studimit, ata që treguan tipare të errëta të personalitetit, të ngjashme me psikopatët, raportuan se kishin më shumë gjasa të qëndronin në kontakt me ish të dashurit e tyre .
Psikopatët në pamje të jashtme janë njerëz normal, dhe është shumë e vështirë të dallosh çrregullimin e tyre, duke qënë se ata janë manipulator shumë të aftë.
Çrregullimi i psikopatisë është një çrregullim antisocial personaliteti, i manifestuar në sjellje agresive, të çoroditur, kriminale ose amorale pa empati dhe pendim.
Studiuesit zbuluan gjithashtu se të pasurit përreth ish partnerët e tyre, u sigurojnë mundësinë psikopatëve, që të kenë akoma akses në burime të caktuara, të mundësuara nga ish partnerët e tyre, të tilla si paraja apo seksi.
Për më tepër, ata gjithashtu nuk e pëlqejnë kur ish-partneri i tyre është duke pasur një lidhje me një person tjetër. Prandaj, ata mendojnë se të jesh miq mund të ndikojnë në marrëdhëniet e tjera të ish partnerit të tyre në një farë mënyre.
Sipas Dr Mallett, kur një psikopat duket të jetë miqësor ose të ketë një lidhje emocionale, njerëzit nuk duhet të mashtrohen: “Ata janë gjarpërinjtë socialë që rrëshqasin jetën dhe emocionet tuaja”, thotë ajo./monitor/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist