A jeni ju një nga ata persona që çdo ditë sa herë shkon në palestër publikon fotografi?
Atëherë kemi një lajm të keq për ju, transmeton portali arbresh.info.
hulumtuesit nga Universiteti Brunel në Londër kanë kryer një studim se pse aq shumë njerëz ndajnë çdo ushtrim në mediat sociale.
Rezultatet janë jo fort të lakmueshme, për të thënë më së paku.
Të varur nga vëmendja dhe vlerësimi
Njerëzit që gjithmonë duan të dokumentojnë aktivitetit e palestër kanë prirje të jenë narcizoidë. Sipas hulumtuesve, qëllimi primar për të lavdërohesh se sa shumë kohë investon në pamjen tuaj. Me sa duke, këto ndryshime të statusit gjithashtu fitojnë më shumë pëlqime sesa postimet e llojeve të tjera.
“Narcistët më së shpeshti kanë postuar për arritjet e tyre, që ishte e motivuar nga nevoja e tyre për vëmendje dhe vlerësim nga komuniteti i Facebookut”, ka ardhur në përfundim studimi.
Numri i lartë i pëlqimeve nuk do të thotë se të gjithë duan të shohin ato postime mburrëse.
Dr Tara Marshal vazhdon më tej duke thënë, që “edhe pse rezultatet tregojnë që mburrja e narcizoidëve shpërblehet me më shumë pëlqime dhe komente, është se miqtë e tyre të Facebookut u ofrojnë mbështetje të sjellshme, kurse në fshehtësi nuk pëlqejnë këto shfaqje egoiste”.
Pra, përveç nëse jeni shumë kreativë në stërvitjen tuaj, ndoshta do të ishte mirë të përmbaheni nga përditësimet e përditshme në Facebook të progresit tuaj në palestër. Miqtë tuaj do t’ju falënderojnë për këtë./Arbresh.info/
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin