Google ADS

Njerëzit që pinë çaj janë më kreativ

14:42 | 17 Janar 2018
Arbresh.info

Çaji përmirëson qartësinë mendore dhe na bën të jemi më kreativ, thuhet sipas një studimi të ri.

Sipas hulumtuesve, dobitë e pijes së nxehtë që përmban kafeinë dhe theratin është se ndihmojnë në rritjen e vigjilencës.

Ata thonë që efektet mund të ndjehen disa minuta pasi ta përfundoni pijen.

Në studimin e botuar në revistën “Quality and Preference Food”, një ekip psikologësh në Universitetin e Pekinit në Kinë zhvilluan dy teste për 50 studentë, të moshës 23 vjeçare.

Gjysmës së pjesëmarrësve iu dha një filxhan çaji të zi për të pirë, ndërsa gjysmës tjetër iu dha një gotë uji për të parë nëse aftësitë e tyre njohëse dhe kreative ishin vënë në provë, raporton The Daily Telegraph, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme