Në filmin ‘The Empire Strikes Back’, kur Yoda trajnon Lukën të bëhet Jedi, ai i demonstron atij forcën duke e ngritur një shpatë në një moçal. Gjatë këtij veprimi Luka pëshpërit: “Nuk e besoj këtë gjë”. “Prandaj ti dështon”, i përgjigjet Yoda.
Dhe në këtë rast Yoda kishte të drejtë, sepse edhe shkenca ka vërtetuar që njerëzit që kanë vetëbesim gjithmonë ia dalin, transmeton portali arbresh.info.
Studime të shumta kanë treguar se vetë besimi është çelësi i vërtetë i suksesit.
Njerëzit që kanë vetëbesim shmnagin disa gjëra dhe më poshtë i gjeni të rënditura ato.
Ata nuk kërkojnë ndjesë
Nëse një gjë e kanë të sigurtë njerëzit e sukseshëm, është besimi që kanë ata në gjërat që do të ndodhin. Njerëzit e suksesshëm nuk kërkojnë ndjesë kur vonohen për shkak të trafikut, apo kur shefi u bërtet atyre pa pasur faj. Ata nuk bëjnë justifikime, sepse besojnë që e kanë jetën e tyre në kontroll.
Ata nuk heqin dorë
Njerëzit që kanë vetëbesim nuk heqin dorë vetëm pse një gjë nuk shkon si duhet. Problemet ata i shohin si gjëra të kapërcyeshme. Nëse diçka shkon keq, ata mundohet të gjejnë se ku ishte gabimi për të mos e përsëritur më, transmeton portali arbresh.info.
Ata nuk marrin leje për të vepruar
Njerëzit që kanë vetëbesim nuk kanë nevojë të marrin leje për të vepruar. Ata nuk e humbasin kohën duke bërë pyetje si ‘a mundem?’ ose ‘a duhet?’. Nëse ata e pyesin vetën, atëherë pyetja e saktë do të jetë ‘pse nuk do ta?’. Ata e shohin me kujdes veprimin që duhet bërë dhe e bëjnë.
Ata nuk kërkojnë vëmendje
Njerëzit e dëshpëruar kërkojnë vëmendje, ndërsa njerëzit që kanë vetëbesim përpiqen të promovojnë rëndësinë e të gjithve. Njerëzit që kanë besim dhe që kanë sukses, sapo të arrijnë vëmendjen, e zhvendosin atë edhe te njerëzit tjerë që kanë ndihuar rreth suksesit.
Ata nuk kanë nevojë për lëvdata të vazhdueshme
A e keni dëgjuar ndonjëherë për një njeri të sukseshëm që bën lëvdata? Njerëzit që kanë vetëbesim nuk e bëjnë këtë gjët. Ata ia dalin të kontrollojnë edhe këtë gjendje dhe nuk i japin rëndësi fjalëve më shumë se punës. Njerëzit e sukseshëm gjithashtu e dinë që lëvdatat nga njerëzit tjerë nuk janë aq të fuqishme, janë një lloj nacisoizmi.
Ata nuk i shtyjnë gjërat për më vonë
Një ndër specifikat më të rëndësishme të njerëve të sukseshëm dhe që kanë besim është se nuk i shtyjnë gjërat për më vonë. Njerëzit që besojnë në vetën e tyre nuk presin momentin e duhur dhe rrethanat e duhura. Ata e dinë se e sotmja ka rëndësi.
Ata nuk gjykojnë
Personat me vetëbesim nuk gjykojnë të tjerët, sepse e dinë që dikur do të jetë edhe momenti i tjetrit për të ofruar diçka të rëndësishme. Krahasimi i vetës me të tjerët mund të kufizojë aftësitë, prandaj njerëzit që kanë besim dhe sukses nuk bëjën të tilla krahasime.
Ata nuk i shmangen konfliktit
Njerëzit me vetëbesim nuk e shohin konfliktin si diçka që duhet t’i shmangesh, por e shohin si preteks për të menaxhuar në mënyrë efektive. Ata e dinë që konflikti është pjesë e jeteës, prandaj mundohen të marrin gjëra të mira edhe ajo situatë.
Ata nuk vënë pengesa
Ata nuk vendosin pengesa rreth punës që duan t’ia arrijnë. Gjithmonë e gjejnë një mënyrë që t’ia dalin dhe gjithmonë mundohet të kuptojnë nga situata të ndryshme.
Ata nuk i japin vetës rehatinë
Njerëzit që kanë vetëbesim e kuptojnë se rehatia e madhe është një armik i vdekshëm, sidomos në arritjen e qëllimeve. Kjo është për shkak se ata e dinë që rehatia dërgon në vetëkënaqësi dhe një gjendje e tillë dërgon në shkatërrim të personalitetit. Ata e kuptojnë se disa situata të sikletshme janë gjë e mirë për të nxjerrë mësim./Arbresh.info
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...